Vendimin e Qeverisė sė Kosovės pėr ndalimin e mallrave serbe, Mali i Zi e sheh si njė shans dhe favor pėr rritjen e shkėmbimit tregtar me Kosovėn.
Ndihmës ministri i Ekonomisë së Malit të Zi, Goran Shqepanoviç vlerëson se biznesi i Malit të Zi mund të fitojë terren në Kosovë dhe t'i favorizojë disa prodhime të saj. Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008 dhe këto dy shtete u shquan për marrëdhëniet e mira fqinjësore për çka u cilësuan si shembull i mirë në rajon.