Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Vetėvendosje kritikon indiferencėn e institucioneve pėr monumentet

Vetėvendosje kritikon indiferencėn e institucioneve pėr monumentet

  Publikuar: 22 Korrik 2011, E Premte 18:29:30. E lexuar 289 herė
Vetėvendosje kritikon indiferencėn e institucioneve pėr monumentet

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Deputeti i lėvizjes “Vetėvendosje”, Liburn Aliu, ka thėnė tė enjten nė seancėn plenare tė Kuvendit se trashėgimia kulturore ortodokse nė Kosovė trajtohet gabimisht dhe me dashakeqėsi si serbe.

Këtë, Aliu e ka bërë gati tri javë pas alarmimit të shtetit serb nga propozimi i Francës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim Shkencë dhe Kulturë - UNESCO që katër monumentet e trashëgimisë kulturore në Kosovë që i ka nën ombrellë t’i pagëzojë me “trashëgimi kosovare”.

Aliu ua ka kujtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës se viteve të fundit me iniciativë të SHBA-së dhe këtë vit me iniciativë të delegacionit të shtetit francez, në UNESCO u propozua riemërimi i katër monumenteve ortodokse të Kosovës nga emri aktual trashëgimi serbe në trashëgimi të Kosovës.

Por në përkrahje të kësaj nisme pozitive Aliu ka thënë se institucionet e vendit nuk kanë bërë asgjë.

“Nga institucionet e Kosovës nuk është bërë asgjë përgjatë këtyre viteve e as këtë vit në drejtim të përkrahjes dhe furnizimit me informacione të këtyre nismave pozitive”, ka thënë Aliu në komentin e tij, teksa ka shtuar se institucionet e vendet e trajtojnë gabimisht trashëgimin kulturore ortodokse në Kosovë.

“Ethet” e Serbisë - e cila më 2008 përvetësoi Patrikanën e Pejës, të Deçanit, të Graçanicës dhe Kishën e Shën Prenës në Prizren me propozimin për futjen e tyre në listën e trashëgimisë botërore - kanë shpërthyer pas debatit njëzetorësh në mbledhjen që kjo organizatë ka mbajtur në fund të qershorit.

“Ky trajtim nacionalist i monumenteve të ndërtuara para se të ekzistojë kombi serb, i ka hapur gjithmonë rrugën shovinizmit serb karshi shqiptarëve, pasi ishte argumenti i vetëm që Serbia ka përdorur në arsyetimin e pushtimit të Kosovës dhe krimeve të kryera në Kosovë”, ka thënë Aliu.

Trajtimi i tillë nacionalist i monumenteve fetare, sipas Aliut, edhe sot vazhdon t’i hapë rrugën urrejtjes në baza etnike e fetare dhe është mjaft i rrezikshëm.

Në cilësinë e anëtarit të Grupit parlamentar të “Vetëvendosjes”, ai ka kërkuar nga kryeparlamentari që t’i shkruajë letër Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe të kërkojë nga ky këshill që të grumbullojë dhe të sistemojë fakte dhe të informojë shtetet përkatëse me synim të ndalimit të trajtimit nacionalist të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Të shtunën e kaluar e përditshmja “Koha Ditore” ka botuar një shkrim autorial të Edi Shukriut, kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Iniciativat e Francës, Zvicrës, SHBA-së e të tjerëve në nivelet e UNESCO-s për ta mbështetur trashëgiminë kulturore të Republikës së Kosovës, sipas Shukriut, janë dëshmi se “bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë më që problemet e trashëgimisë kulturore dhe çështja e mbrojtjes së saj të vazhdojnë të politizohen”.

Ndryshe, vitin e kaluar të katër monumentet e Kosovës që mbrohen nga UNESCO-ja ishin prezantuar si trashëgimi serbe në një monografi të Serbisë bashkë edhe me 7 objekte të tjera që ndodhen atje. Monografia mban vulën e UNESCO-s. Ani pse kishin paralajmëruar kundërpërgjigje, institucionet kosovare asnjëherë nuk e kanë bërë një gjë të tillë zyrtarisht. Në kohën kur qe botuar Monografia, ministër i Kulturës ishte Valton Beqiri, i cili kishte urdhëruar krijimin e një komisioni të përbërë prej akademikësh që do të përgatiste përgjigje faktografike ndaj Monografisë. Komisioni që shpërbërë me të ardhur në krye të MKRS-së Lutfi Haziri. Ai e kishte parë si të panevojshme reagimin ndaj asaj që ishte vlerësuar “si vazhdim i politikës së njëjtë të Serbisë”. Që atëherë reagimet ndaj Monografisë kishin mbetur vetëm në nivel të debatit lokal.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com