Janė nisur sot nga Bulqiza 200 minatorė tė cilėt do tė zhvillojnė protesta nė Tiranė. Qėndrimi i tyre nuk ka ndryshuar edhe pas disa shtėrngimeve qė METE i ka bėrė firmės qė ka koncesionin “ACR”.
Minatorët e Bulqizës janë mbështetur sot edhe nga 1200 minatorë të Pogradecit. Ata deklarojnë se do të bëhen pjesë e protestuesve në Tiranë, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Edhe minatorët e Pogradecit, ashtu si ata të Bulqizës kërkojnë rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës. Në një deklaratë për shtyp minatorët e Pogradecit, shprehen se do të hyjnë në grevë urie, nëse nuk u plotësohen kërkesat.