Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Kroaci, regjimi i vizave pengon turistėt nga Kosova

Kroaci, regjimi i vizave pengon turistėt nga Kosova

  Publikuar: 17 Korrik 2011, E Dielle 01:36:26. E lexuar 370 herė
Kroaci, regjimi i vizave pengon turistėt nga Kosova

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Nė bregdetin kroat ka shume pak turistė nga Kosova pėr shkak tė problemit tė pajisjes me viza. Edhe vet organizatat e ndryshme kroate kėrkojnė thjeshtimin e procedurave.

Turistët kosovarë përveç bregdetit shqiptar, Ulqinit dhe Turqisë, e pëlqejnë edhe atë kroat. Por problemi i vizave po bën që atje të udhëtohet shumë pak. Këtë për radion Blue Sky, në Split e konfirmoi edhe drejtori i Shoqatës Turistike të Splitit, Vedran Matosic. Ai tha se nuk ka shumë turistë nga Kosova për shkak të problemit të njohur të vizave. Por ka shumë kosovarë që jetojnë dhe punojnë këtu, kanë biznese të ndryshme, bëjnë tregti etj.

Njëri ndër ta është edhe Stefan Mjeda nga Prizreni, i cili afro 60 vite jeton dhe punon në Split. Edhe ai thotë se ka pak turistë nga Kosova, kurse në lidhje me punën, ai shprehet i kënaqur.“Punë ka… kush donë me punu ka punë… arën duhet me e punu kur është koha… edhe puna ashtu. Kur ka punë jo 8 orë, por 12, 15 orë duhet me e ndjekë punën”, thotë ai.

Megjithë problemin e vizave, kompania kroate e fluturimeve Croatia Airlines, ka shpeshtuar fluturimet ndërmjet Zagrebit e Prishtinës. Drejtori I aero-kompanisë në fjalë, Tonko Riloviq, thotë se tani në këtë linjë mund të fluturohet 10 herë në javë. “Fluturojmë në baza ditore në Prishtinë. Njëherit të marteve, të enjteve dhe të dielave kemi fluturime nga dy herë në ditë. Zagrebi përdoret edhe si transit për vendet e ndryshme europiane e botërore”, thotë Riloviq.

Riloviq pranon se me zgjidhjen e problemit të vizave, interesimi për këtë linjë do të ishte dukshëm më i lartë. Ai tregon se kjo çështje është adresuar edhe në Ministrinë e Punë të Jashtme të Kroacisë.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com