Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Shoqėria Jehona, prezantim dinjitoz nė Turqi

Shoqėria Jehona, prezantim dinjitoz nė Turqi

  Publikuar: 17 Korrik 2011, E Dielle 01:22:18. E lexuar 351 herė
Shoqėria Jehona, prezantim dinjitoz nė Turqi

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Shoqėria Kulturor-Artistike, ‘Jehona’ e Malėsisė sė Sharrit, nė festivalin ndėrkombėtar tė Valleve “Golden Karagose”, qė u mbajt nė qytetin e Brusės nė Turqi, prej 5 deri mė 13 korrik, ka shėnuar sukses tė madh duke arritur deri nė gjysmėfinale, nė njė konkurencė prej 43 shteteve nga mbarė bota.

“Ishte kjo një përvojë e jashtëzakonshme për shoqërinë tonë, pasiqë atyre ditëve  Bursa ngjante në një kopsht me kolorite të jashtëzakonshme ku prezantoheshin më tepër se 40 shtete dhe kjo ishte një përvojë  e panjohur për neve deri tash, prandaj edhe knaqësia ishte e vecantë dhe nuk është lehtë  të përshkruhet por vetëm mundë të përjetohet”, tha Latif Latifi, Sekretar i SH.K.A. “JEHONA”.

Anëtarët e kësaj shoqërie shprehen jashtëzakonisht të kënaqur me mikpritjen që u është bërë nga ana e organizatorëve të cilat i kanë bërë ftesë  për të marr pjesë edhe një një festival tjetër ballkanik, por përveç kësaj paraqitjet e shkëlqyera të anëtarëve të këtij ansambli ka bërë që ky ansambël, të merr ftesa  për pjesëmarrje edhe festivale tjera botërore që do të mbahen si në Meksikë, Slloveni, Kroaci, Poloni, Greqi, Bullagri, Rusi dhe vende tjera.

“Tani në Bursë poashtu do ketë një festival tjetër Ballkanik dhe ftesa për të na bën të ndjehemi shumë krenar për prezantimin se është një dëshmi se vlerat tona u prezantuan më së miri”, tha Latif Latifi, Sekretar i SH.K.A. “JEHONA”.

Gjatë pjesëmarrjes në festivalin prestigjioz të Bursës në Turqi, folkloristët tetovar, janë paraqitur me disa valle të njohura nga Malësia e Tetovë dhe rrafshi i Pollogut, si ”Vallja e Nuses”, Vallja Flutura”, “Vallja e Sharrit”, “Kallanxhoj”, “Vallja Shqiponja etj.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com