Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Borxhet e Italisė pengojnė rimėkėmbjen e euros

Borxhet e Italisė pengojnė rimėkėmbjen e euros

  Publikuar: 11 Korrik 2011, E Hene 01:10:30. E lexuar 317 herė
Borxhet e Italisė pengojnė rimėkėmbjen e euros

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Kancelarja Merkel ėshtė e shqetėsuar pėr kalimin e mundshėm tė krizės sė borxheve nė Itali. Ajo i bėri thirrje qeverisė nė Romė tė miratojė sa mė shpejt njė buxhet me masa kursimesh. Duhet tė mbrohet stabiliteti i euros.

Në sfondin e shqetësimeve për një zgjerimin e krizës së borxheve edhe në Itali, kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje të hënën (11.7.) qeverisë në Romë të miratojë sa më shpejt një buxhet me masa kursimesh për të konsoliduar financat e vendit. Ky është një "sinjal i rëndësishëm" që duhet të jepet nga vetë Italia, tha kancelarja. Merkel shprehu besimin se Italia "do të miratojë pikërisht një buxhet të tillë". Të dielën kancerlarja ka telefonuar për këtë çështje me kryeministrin italian Silvio Berlusconi. 

Gjermania dhe të gjithë partnerët në eurozonë janë të vendosur të mbrojnë stabilitetin e euros. Kjo vlen edhe për të ardhmen, dhe për këtë qëllim është krijuar edhe instrumenti i ombrellës së re të shpëtimit "mekanizmi evropian i stabilitetit", shkurt ESM.

Problemi i borxheve në BE në rritje

Euro si valutë është e qendrueshme, tha kancelarja. "Por në disa vende kemi problemin e borxheve", shtoi ajo. Në të njëjtën kohë Merkel kërkoi një vendim të shpejtë të BE-së për një program të ri ndihme për Greqinë: "Sa i takon Greqisë, dua të them se ajo duhet të marrë shumë shpejt një program të ri, brenda një kohe sa më të shkurtër."

Aktualisht po shtohen shqetësimet se edhe Italia mund të përfshihet në krizën e borxheve. Interesat për obligacionet shtetërore italiane javët e kaluara kanë shënuar nivele të reja rekord për shkak të rritjes së riskut. Njëkohësisht të premten (8.7.) bursa e Milanos pësoi rënie të thellë. Pas Greqisë, Italia ka në eurozonë normën më të lartë të borxhit në raport me produktin e brendshëm bruto.


Të hënën (11.7.) konsultohen në Bruksel ministrat e financave të eurozonës. Zyrtarisht u shmang termi "takim krize". Presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy, u takua fillimisht me përfaqësuesit e lartë përgjegjës për euron. Fjala nuk është vetëm për Greqinë por edhe për Italinë, deklaruan diplomatët në Bruksel.

Javët e shkuara ka pasur edhe zëra se ombrella evropiane e shpëtimit për euron duhet të shtohet përballë problemeve financiare të Italisë. Në takim nuk priten megjithatë vendime konkrete. Veçanërisht e polemizuar mbetet pjesëmarrja e kreditorëve privatë si bankat dhe shoqëritë e sigurimit në paketën e re të shpëtimit.

Në fund të vitit 2010 niveli i borxheve të Italisë ishte 119% i Produktit të Brendshëm Bruto. Këtë vit parashikohet që borxhi të kalojë nivelin 120% të PBB-së. Kështu kuota do të ishte dy herë më e lartë se ajo që lejon traktati i Mastriktit për stabilitetin e euros.


Ministrat e financave të 17 vendeve të euros pritet të nënshkruajnë në takimin e tyre një marrëveshje për krijimin e një fondi afatgjatë krize për shtetet e rrezikuara të eurozonës. Fondi do të ketë një volum prej 700 miliardë eurosh, nga të cilat 80 miliardë do të jenë para cash. Ai duhet të mbrojë vendet e zhytura thellë në borxhe nga falimentimi shtetëror. Marrëveshja duhet të ratifikohet më pas në 17 vendet e eurozonës.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com