Ministri i Financave, Ritvan Bode, deklaroi sot se qeveria do tė vijojė me rritjen e pagave dhe pensioneve, ndėrkohė qė ka garantuar se borxhi publik nuk do tė pėsojė rritje.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ministri Bode dha shpjegime në lidhje me shkurtimet në buxhet, ndërsa ka shtuar se me gjithë ngadalësimin e pranuar të rritjes ekonomike për shkak të situatës rajonale, normat e interesit janë të stabilizuara.
Ndërkohë komisioni i ekonomisë po diskuton rishikimin e buxhetit të shtetit ku sipas ndryshimeve të bërë shkurtimet parashikohen të kapin shifrën e 18.3 miliardë lekëve.
Dje, kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, pasi prezantoi ekonominë shqiptare si një mrekulli, tha se patjetër që do të ketë shkurtime.