Mjekėsia tradicionale kineze ka gjasa qė t’ia mėsyj tregut tė Maqedonisė, thuhet nga vizita e delegacionit tė ministrisė sė shėndetėsisė kryesuar nga ministri Bujar Osmani.
Osmani është pajtuar me homologun e tij kinez Vang Guokiang që një delegacion i ekspertëve kinez i mjekësisë tradicionale të vendit të largët të vijë së shpejti në Maqedoni për të hulumtuar mundësitë e shtrirjes së mjekësisë së vjetër kineze.
"U pajtuam që ekipi i ekspertëve kinezë të sigurojë një plan akcional draft... Për këtë është i domosdoshëm bashkëpunimi mes fakulteteve të mjekësisë së dy vendeve, hapje të Katedrës për mjekësi tradicionale në Maqedoni dhe stërvitje të ekspertëve në Kinë", citohet nga MIA të ketë thënë ministri Osmani.
Ai sqaroi se do të shikohen mundësitë për vetëm disa degë nga mjekësia tradicionale kineze, përfshirë këtu fizioterapinë, akupunkturën, disa lloje të prodhimeve herbale dhe farmaceutike.
Sipas tij niveli i tashëm i ofrimit të këtyre shërbimeve në Maqedoni do të duhej të jetë më i zhvilluar dhe më i mirë i këtyre degëve për t’i barazuar dhe aftësuar këto shërbime në përputhje me nivelin e arritur në Kinë.