Vetėm dy rrjete shoqėrore ofrojnė mbrojtje pėr profilet e minoreneve. Rezultatet janė paraqitur nė njė raport tė publikuar nga Komisioni Evropian. Neelie Kroes, zv.presidente e Komisionit Evropian dhe komisioneve pėr Axhendėn Dixhitale ėshtė shprehur e shqetėsuat lidhur me faktin se shumė rrjete shoqėrore nuk ofrojnė siguri pėr minorenėt. Ajo ka bėrė tė ditur se kjo gjė do tė rregullohet me hartimin e njė ligji.
“Të rinjtë nuk i kuptojnë të gjitha pasojat për zbulimin e shumtë të jetës së tyre personale në internet. Informimi dhe udhëzimet e prindërve janë të nevojshme, por ne kemi nevojë për t’i mbështetur deri sa të rinjtë mund të marrin vendime bazuar në vetëdijen e plotë të pasojave”, tha Kroes.
Zv.presidentja e KE-së, bëri me dije se “shumica e rrjeteve sociale po dështojnë në sigurimin e mbrojtjes për profilet e minorenëve”. Vetëm rrjetet, Bebo dhe MySpace, sigurojnë një gjë të tillë deri tani sipas një testi për 14 rrejte shoqërore, ku bënte pjesë edhe Facebook. Mundësia për të bërë shënim (tagg) në foto krijon lehtësira për të gjetur foto në rrjetet shoqërore. /shekulli/