Spitali i pėrgjithshėm nė Gostivar nė bashkėpunim me Ministrinė e Shėndetėsisė sot organizuan njė pritje solemne pėr nobelistin Ferid Murad, i cili ėshtė me prejardhje nga Llakavica e Gostivarit.
Ndryshe muaj më parë, Ministria e Shëndetësisë me vendim të qeverisë ka emëruar spitalin e Gostivarit, pikërisht me emrin e nobelistit Ferid Murati. Ai tha se ky ishte një nder i madh për të, ndërsa Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani shpreson që mjekët e spitalit të Gostivarit të bëjnë arritjet e nivelit të nobelistit Murati.
“Jam krenar që sot kemi nderin ta presim profesorin e madh, por jam i lumtur që kjo ndodh në spitalin që me mburrje mban emrin Ferid Murati. Të jesh nobelist është një arritje që s’ka krahasim me asgjë tjetër, por gjithashtu do me thënë nderim edhe për shtetin e që për ne është një nder i madh”, tha Bujar Osmani/ministër i Shëndetësisë.
“Jam shumë krenar të shoh emrin tim në këtë spital sidomos që spitali ndodhet shumë afër vendbanimit të atit tim. Familja ime gruaja dhe fëmijët si dhe familja më e gjerë, janë po ashtu shumë krenar për këtë. Ju uroj Gostivarasve shëndet dhe kurë të mos kenë nevojë të vijnë këtu”, u shpreh Ferid Murad, nobelist. Alsat-M