Bakteri Esherishia Coli po zgjeron pėrmasat e tij, madje ėshtė cilėsuar nga ekspertėt e mjekėsisė se ėshtė shpėrthimi mė vdekjeprurės i kėtij lloji nė historinė modern, ku mbi 31 persona kanė humbur jetėn dhe mė shumė se 2400 njerėz janė sėmurur.
Një tjetër alarm lidhur me këtë bakter është dhënë edhe nga autoritetet shëndetësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë shprehur se mbërritja e E.Colit në vend, mund të jetë vetëm një çështje kohe dhe në rast mbërritje është frike për epidemi.
Raportohet se katër vetë në Amerikë që kanë vizituar Gjermaninë janë sëmurur, ndërsa autoritetet mjekësore theksojnë se së shpejti në Shtetet e Bashkuara, do të ketë edhe raste të tjera me E. Coli, për shkak të udhëtimeve drejt Europës. /ora/