Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Librezat shėndetėsore sė shpejti nė formė elektronike

Librezat shėndetėsore sė shpejti nė formė elektronike

  Publikuar: 22 Maj 2011, E Dielle 00:22:40. E lexuar 488 herė
Librezat shėndetėsore sė shpejti nė formė elektronike

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Udhėzimet nga mjeku familjar, recetat pėr marrjen e ilaēeve nė farmaci si dhe udhėzimet e tjera nėpėr klinika do tė bėhen nė formė elektronike, ndėrsa diagnoza e pacientėve do tė jetė e mbrojtur dhe do ta dinė vetėm mjekėt. Kėshtu paralajmėroi ministri i shėndetėsisė Bujar Osmani i cili theksoi se ky proces ka nisur tashmė nė dhjetėra Ambulanca e Spitale tė vendit. Osmani thotė se nė kėtė proces, pacientėt shqiptar do t’i marrin tė gjitha udhėzimet nė gjuhėn shqipe, pjesė e kėtij sistemi elektronik.

 

“Me këto ndryshime, ligji nënkupton se në tërë sistemin elektronik gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare”, tha Bujar Osmani, ministër i Shëndetësisë.

 

Sipas Osmanit, Maqedonia është shteti i parë në rajon që zbaton këtë reformë, ndërsa ministria po punon intensivisht që sistemi elektronik të jetë pjesë e gjithë sistemit shëndetësorë.

 

“Kjo hap një dimension të ri komunikimi ndërmjet shfrytëzuesit të shërbimeve shëndetësore dhe dhënësve të shërbimeve shëndetësore, duke filluar nga mjeku familjar, nga specialistët, nga spitalet.... Specialistët, nga tani do të kenë një pacient me një dosje të kompletuar elektronike me të gjitha të dhënat nga gjendja e tyre shëndetësore paraprake”, tha Bujar Osmani, ministër i Shëndetësisë.

 

Ministri i Shëndetësisë u shpreh se ky sistem do t’u mundësojë pacientëve që kontrollet e tyre mjekësore t’i bëjnë vetëm me librezën elektronike, pa marrë dokumentacione të shumta me vete, sepse ato do të jenë të evidentuara në mënyrë elektronike. /alsat-m/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com