Njė ēift afrikan ka treguar ditėn e djeshme pėr shokun qė pėsuan kur lindėn djalin e tyre dhe panė qė ishte… i bardhė.
Francis Tshibangu tha për mediat britanike: “Mendimi im i parë ishte: “A është ky djali im?”
“Isha krejtësisht i tronditur. Mjekët shikonin njëri-tjetrin dhe me siguri mendonin që ai nuk ishte fëmija im. Më pas pashë në sy gruan dhe e kuptova që ishte djali im. Gjithsesi, kur e pashë që ishte i bardhë u habita”, shtoi babai nga Kongo.
Mendohet se fëmija, tashmë 11-javësh, ka një mutacion gjenetik.
Francis dhe Arlette kanë edhe një djalë tjetër 2-vjeçar i cili ka trashëguar tiparet e prindërve të tij afrikanë. /tch/