Historianėt, arsimtarėt dhe intelektualėt shqiptarė i bėjnė thirrje arsimtarėve, prindėrve dhe nxėnėsve shqiptarė qė tė bojkotojė historinė e klasės sė gjashtė, nėse ajo botohet me pėrmbajtjen fyese pėr shqiptarėt. “Lajm” mėson shoqatat e historianėve, arsimtarėve dhe intelektualėve janė duke diskutuar idenė qė nėse ofendimet nuk hiqen nga librat qė i boton Ministria e Arsimit dhe Shkencės (MASH) do tė apelohet qė nxėnėsit shqiptarė nė Maqedoni tė mėsojnė nga tekstet shkollore qė botohen nė Shqipėri, pa marrė paraprakisht pėlqim prej Ministrisė maqedonase tė arsimit . Madje nuk pėrjashtohet mundėsia tė bėhet apel pėr djegie masive tė librave qė boton MASH-i, nėse ministria e arsimit nuk merr masa tė menjėhershme pėr parandalimin e librave tė mbushur me gėnjeshtra pėr shqiptarėt. Burime tė “Lajm”-it thonė se njė masė e atillė od tė merret nė rast harxhohen tė gjitha mjetet tjera pėr parandalimin e ofendimeve qė u bėhet shqiptarėve nė tekstet shkollore dhe se pėr kėto plane i kanė njoftuar edhe pėrfaqėsuesit e MASH-it.
Mirëpo antishqiptarizmi si duket është bë platformë e udhëheqësisë së MASH-it, sepse në librin e ri të historisë së klasës së gjashtë që është akoma në përgatitje plot fise ilire janë paraqitur si fise maqedonase, ndërsa dardanët janë fshirë komplet nga historia. “Tekstet ishin vetëm të autorëve dhe recensentët maqedonas. Në ato tekste përveç ofendimit që i bëhej historisë së popullit shqiptar ato në vetvete përmbanin dhe të dhëna jo të vërteta që janë pjesë e politikës ditore që nuk kanë asgjë të përbashkët me shkencën”, thotë për “Lajm” anëtari i Komisionit shtetëror për përpilimin e teksteve shkollore, Skënder Hasani, duke shtuar se befasia ka qenë edhe më e madhe kur kryetari i Komisionit i ka treguar programin e vitit 2008 të nënshkruar nga ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti. Ai sqaron se si shoqatë e historianëve nuk jemi informuar për atë program që është miratuar në maj të vitit 2008. “Për fat të keq në programin e vitit 2008 ka një regres të avancimit të teksteve dhe programeve mësimore për lëndën e historisë së klasës së gjashtë, ku në vend që të hiqen ofendimet e mëparshme tani shtrembërimet janë shtuar edhe më shumë”, thotë Hasani duke shtuar se nga tre faqe që janë paraparë për Ilirët, në dy prej tyre flitet për kusarët, ku, sipas tij i edukojnë nxënësit me frymën se iliro-arbërorët që në gjenezë kanë qenë vandalistë. “Si anëtar i këtij Komisioni kam sugjeruar që historia e klasës VI të shqyrtohet në instancat më të larta të shtetit, por, në të njëjtën kohë do ta informojmë edhe faktorin ndërkombëtarë që këta libra dhe këta plan programe të parandalohen. Përfundimisht shqiptarët më nuk do të kenë arsye që të mësojnë nga ato libra”, thotë ai. Hasani sqaron se në tekstin e historisë së klasës së gjashtë që është ranguar i pari ka shtrembërime të fakteve shkencore që janë dëshmuar nga autorët e huaj. “Për shembull varrezat e Trebenishtës, ku arkeologu i njohur mes dy luftërave botërore, Nikolla Buliç i cili ka bërë gërmimet arkeologjike në punimet e tij shkencore argumenton se këto varreza janë tipike ilire, në këtë libër janë quajtur varreza maqedonase. Fiset ilire të Dasaretëve dhe Pajonëve bëhen fise maqedonase, ndërsa fisi Dardan nuk përmendet fare. Përmendet vetëm mbretëresha Teuta dhe veprimet e anijeve kusare të saj”, thotë Hasani, i bindur se këto tekste kanë për qëllim që shqiptarët ti nxjerrin vandalistë që në gjenezë.
Nuk jemi konsultuar aspak në vitin 2008
Historiani Hasani sqaron se plan programet e vitit 2004 janë sjellë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, ndërsa për plan - programin e vitit 2008 nuk është konsultuar as shoqata e historianëve shqiptar. “Tekstet mësimore, sidomos ato të historisë si dhe plan –programet e kësaj lënde, në shtetet post konfliktuoze, nuk sillen asnjëherë pa u shqyrtuar mirë, pasi dihet fort mirë se plan –programet dhe librat e historisë janë shkaktare të konflikteve të mëtejshme”, thotë Hasani duke shtuar se për këtë arsye kërkojnë që edhe faktori ndërkombëtar të ndihmojë në tërheqjen e këtij plan programi.
Muzikës i shtohet çiftelia dhe lahuta
Libri i muzikës kaloi me sugjerimet tona. “Për të parën herë në librin e muzikës nxënësit e Maqedonisë qofshin shqiptar apo maqedonas do të mësojnë për instrumentet kombëtare shqiptare siç është çiftelia dhe lahuta, do të mësojnë për historikun e tyre”, thotë anëtari i Komisionit shtetëror për përpilimin e teksteve shkollore, Skënder Hasani.
Maqedonia do të reagojë për tekstet e gjeografisë së Shqipërisë
Maqedonia do të reagojë për tekstet e gjeografisë së Shqipërisë, ku thuhet se Kosova, disa pjesë të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe gjyma e Maqedonisë në aspektin gjeografik i takojnë Shqipërisë, por i janë shkëputur me dhunë pas luftave ballkanike në vitin 1913.
Ambasadori maqedonas në Tiranë Vele Trpevski ka paralajmëruar reagim zyrtar nëse dëshmohet se raportimet e mediave për përmbajtjen e librit janë të sakta. /lajm/