Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

PTK-ja pa kod bėn mė lirė

PTK-ja pa kod bėn mė lirė

  Publikuar: 20 Prill 2011, E Merkure 17:43:57. E lexuar 530 herė
PTK-ja pa kod bėn mė lirė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Prishtinė, 20 prill - Ēmimi i shitjes sė PTK-sė, sipas planifikimeve qeveritare, nuk mund tė zbresė pėr shkak tė mungesės sė kodit telefonik. Planet pėr privatizimin e kėsaj korporate publike nuk e parashohin si problem mungesėn e kodit telefonik pėr tė cilin Postė-Telekomi i Kosovės kishte paguar rreth 20 milionė euro nė konton e “Monaco Telecomit”. Bartėsja e projektit qeveritar pėr privatizimin e kėsaj korporate Ministria e Zhvillimit nuk ka dashur tė komentojė rreth nxjerrjes nė treg tė PTK-sė pa kod shtetėror tė telefonisė. Pėrgjegjėsit pėr media tė kėsaj ministrie janė arsyetuar se pėr shkak se ministri i tyre ėshtė shumė i zėnė duke u marrė me kėrkesat e javės sė kaluar pėr tė dhėnė intervista nuk mund tė pėrgjigjet deri tė hėnėn nė kėrkesat e medieve tė kėsaj jave, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Përgjigje mund të kthehen tek në javën e ardhshme”, ka thënë biznesmeni Gëzim Baxhaku, i angazhuar si këshilltar i ministrit Besim Beqaj.
Korporata e Postë-Telekomit për shkak se Kosova nuk është anëtare e Organizatës ndërkombëtare të telekomit për të pasur kod të vetin ka shpenzuar dhjetëra miliona euro deri më tash duke shfrytëzuar kodin telefonik të “Monaco Telecomit”, për thirrjet që realizohen nga jashtë drejt operatorit “Vala” dhe anasjelltas. Çështja e mungesës së kodit nuk ishte parë si problem as nga qeverisja e kaluar në kohën kur Ministrinë e Ekonomisë e të Financave e drejtonte ish-ministri Ahmet Shala.
“Në kushtet e tanishme kontrata e PTK-së me Monakon do të duhej t’i bartej investitorit të ri. Por, varet edhe nga kompania që e privatizon operatorin e telefonisë mobile se çfarë do të bëjë me të”, pati deklaruar ish-ministri Shala, para se të niste procesi i privatizimit të ndërmarrjes publike të Postë-Telekomit.
Ndërkaq, Sindikata e Punëtorëve të Postë-Telekomit para disa muajsh i pati kërkuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që të ndërpritet procesi i privatizimit të Postë-Telekomit për shkak se mungesa e tij ndikon në rënien e çmimit të PTK-së në treg. Sipas parashikimeve të sindikalistëve, shitja e kësaj ndërmarrjeje do të ndikonte që çmimi i kësaj korporate të jetë më i ulët në treg për një shumë prej 80 milionë eurosh. Qeveritarët kanë paraparë që të mbledhin një shumë ndërmjet 300 e 600 milionë euro nga privatizimi i 75 për qind të aksioneve në asetet e VALA-s e Telekomit të kësaj ndërmarrjeje. Vendimi për shitjen e kësaj ndërmarrje është miratuar në parlamentin e vendit në një pako me ligjin për buxhet të vitit 2011. Ky vendim përveç që është përcjellë me reagime dhe protesta bëhet para se të nxirren përfundimet nga bisedimet teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në agjendën e bisedimeve pritet të futen edhe çështjet e kontestuara në fushën e telekomunikacionit. Ndërkohë, klimën e bën të pavolitshme për një pazar të suksesshëm fakti se në Kosovë gravitojnë disa operatorë ilegalë të telefonisë mobile, kryesisht në vendbanimet me serbë.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com