Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Ballkan Bazar kritikohet nė Greqi

Ballkan Bazar kritikohet nė Greqi

  Publikuar: 18 Prill 2011, E Hene 21:33:21. E lexuar 487 herė
Ballkan Bazar kritikohet nė Greqi

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Ndėrsa po vazhdon tė shfaqet nė rrjetin e kinemave “Imperial”, filmi i ri regjisorit Edmond Budina, “Ballkan Bazar”, ėshtė pritur me reagime nė Greqi. Duke marrė shkas nga ngjarja e zhvarrimeve tė Kosinės, filmi qė denoncon pėrmes ironisė, ka ngjallur reagimet e disa mediave greke.

Një pjesë e mirë e tyre e kanë cilësuar si “një tjetër sfidë e turpshme kundër helenizimit dhe komunitetit ortodoks”. Duke e lidhur me festën ortodokse të Pashkëve, shfaqja e këtij filmi, në këtë periudhë, është quajtur jo e rastësishme. “Filmi bazohet në trillimet e medias shqiptare dhe qendrave të tjera, që lidhen me zhvarrosjen e eshtrave në Kosinë, për t’u paraqitur më pas si eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke 1940-‘41”.Po sipas tyre, “qëllimi i këtij filmi është zhvlerësimi dhe tallja e njërës prej faqeve më të ndritura të historisë së Greqisë moderne dhe rezistencës së gjithë popujve të Europës kundër fashizmit”. Në shkrim theksohet fakti që filmi, në pjesën më të madhe, është xhiruar brenda objekteve të kultit ortodoks, duke bërë në këtë mënyrë sakrilegj, ndërkohë që shumë prej skenave cilësohen të pahijshme.“Është i gabuar përdorimi i Kishës së Labovës së Kryqit, i cili është një monument dhe jo vetëm për arsye shpirtërore, është e ndaluar të përdoret për qëllime të tjera”. Mënyra se si ky film trajton personalitetin e një prifti ortodoks cilësohet si një “imitim i keq i propagandës ateiste në vitet e persekutimit komunist të besimit, një kopje e keqe e metodës, të cilën regjimi e përdorte për të kthyer opinionin publik kundër klerit dhe Kishës”.Sipas shkrimit, “filmi në thelb ushqen urrejtjen fetare dhe racizmin, në një kohë që arti duhet të shërbejë për të kundërtën”. Edhe përpjekja e mediave shqiptare për të reklamuar filmin futet në kuadër të kësaj klime. Edhe më parë, regjisori Budina e ka theksuar shpesh se ai ironizon me këtë film nacionalizmat e tepruara. /start/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com