Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Hapi i vogėl, gėnjeshtra e madhe. Apollo 11 kurrė nuk ka qenė nė Hėnė

Hapi i vogėl, gėnjeshtra e madhe. Apollo 11 kurrė nuk ka qenė nė Hėnė

  Publikuar: 15 Prill 2011, E Premte 16:40:01. E lexuar 513 herė
Hapi i vogėl, gėnjeshtra e madhe. Apollo 11 kurrė nuk ka qenė nė Hėnė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Ata qė besojnė teoritė e konspiracionit thonė se Armstrong kurrė nuk ka shkelur nė Hėnė. Thonė se SHBA-ve iu ėshtė dashur diēka pėr t’ia kaluar rusėve, ndėrsa aterrimi nė Hėnė ka qenė ideal. Gjatė shėtitjes sė parė nė Hėnė mė 16 shtator 1969 Neil Armstrong tha kėto fjalė: “Ky ėshtė njė hap i vogėl pėr njeriun, por njė hap gjigant pėr njerėzimin”.

Megjithatë teoricienët e konspiracioneve vlerësojnë se ai nuk ka shkelur kurrë në Hënë. Ata thonë se gjatë luftës së ftohtë SHBA-ve u duhej diçka e madhe për t’ia kaluar rusëve dhe programin hapësinor të tyre, ndërsa udhëtimi në Hënë ka qenë ideal. Joseph Skipper nga SHBA-të merret me këtë çështje prej 11 vitesh.

Ai thotë se në xhirimet nga Hëna ka gjetur disa pyetje pa përgjigje. Në xhirimet nga sipërfaqja e Hënës shihet një kabllo, e cila nuk e ka vendin aty dhe nuk është e qartë se cilave pajisje u përket. Duke parë hijen e trupave në fotografitë, ai thotë se patjetër është dashur të jenë dy burime drite. Po ashtu ai thotë se në fotografinë e cila paraqet astronautët folija e artë e mbajtëses së Apollo 11 duket shumë e pastër. Nëse fluturakja ka aterruar vërtetë në Hënë, sipas tij, kjo mbajtëse është dashur të jetë me pluhur.

Ai ka dyshime edhe për sipërfaqen gati krejtësisht të rrafshët e të paprekur nën fluturaken. Arsyetimi i tij është se nëse Apollo vërtetë ka aterruar, sipërfaqja duhet të jetë e valëzuar dhe duhet të jetë hapur një gropë si pasojë e forcës shtypëse.

Historia megjithatë shkruan se astronautët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin prekën sipërfaqen e Hënës. Kolegu i tyre Michael Collins drejtonte modulin komandues në orbitën përreth Hënës. Ata që nuk i besojnë kësaj historie thonë se astronautët për këtë mision janë përgatitur në poligonet e posaçme të NASA-s. Sipas tyre xhirimet e para të aterrimit të mundshëm në Hënë janë bërë mu në këto poligone të NASA-s. /Telegrafi/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com