Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Shqipėria ishulli shkėmbor mes lindjes dhe perėndimit

Shqipėria ishulli shkėmbor mes lindjes dhe perėndimit

  Publikuar: 12 Prill 2011, e Marte 17:54:50. E lexuar 579 herė
Shqipėria ishulli shkėmbor mes lindjes dhe perėndimit

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

(Ervis Isufi – Sek. i Pėrgjithshėm i Kėshillit Studentor tė Universitetit tė Shkodrės )

Shqipëria në prag të 100-vjetorit të pavarësisë së saj po tregon vlera akoma edhe më shumë, ndërkohë që me këto vlera po luajnë faktorë të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm. Po cilët janë këto faktorë dhe nga kush varen?

          Ashtu siç e dimë Shqipëria ka kaluar një rrugëtim të gjatë në ardhjen e saj deri ditët e sotme, ku me këto treva janë luajtur “shah” nga fuqitë e mëdha sa herë kanë dashur dhe si kanë dashur, me hir apo pa hir po ia lëmë historianëve në dorë për ta diskutuar. Ndërkohë ajo që po më brengos mua edhe më shqetëson është që një ditë prej ditësh do të zgjerohet harta e tokave që do të kërkojnë pushtuesit e këtyre trevave, me marrëveshje, negociata apo me hile këto do të ndodhin. Të paktën gjasmat kështu duken.

          Po ndjek me vëmendje hap pas hapi një kauz të hedhur në tregun mediatik edhe në jetën tonë sociale të disa minoriteteve që po dëshirojnë që të shesin veten, familjen edhe gjakun e tyre për disa arsye shumë pragmatiste (pensione, rryshfete, punë, premtime, favore, pse jo edhe azile politike etj). Më lejoni t’ju bëj një paralelizëm këtu pasi është shumë e nevojshme, ku sot Kosova është në 3-vjetorin e saj të pavarësisë dhe ndërkombëtarët dhe qeveritarët e saj po negociojnë me ish-pushtuesit e tyre për të plaçkitur edhe atë çfarë ka mbetur. Absurditeti dhe paradoksaliteti qëndron tek armiku, i cili po don me të ba mik me zor për interesa të veta.

          Trevat e Shqipërisë shtrihen aq bukur në këtë rruzull tokësor ku lakmohen nga të gjithë lindorët edhe perëndimorët, por mendoj se po afrohet një kohë ku pushtimi tashmë ka filluar në planet më të forta sesa ato ushtarake, dhe kësaj radhe janë me “diplomacira” më serioze dhe strategjike, me qëllim për t’i hedhur hi syve të mbarëshqiptarëve.

         Sa ne shqiptarët jemi të aftë të përballojmë këtë presion të jashtëm edhe këtë luftë të ftohtë, e cila po luan me trevat tona?! Ndër faktet më të rendësishme të pushtimit në këto kohë të uzurpimit modern është  asimilimi i popullsisë nga homogjene në hetorogjene e thënë ndryshe në një shtet, ku ka asimilim të pupollsisë ka destabilitet ekonomik, politik, social-kulturor etj. Pra, një “boshnjakëzim” të shqiptarëve ashtu siç bëri “mikesha” jonë Serbi mbi Bosnjën e gjorë.

          Pikërisht një gjë e tillë po ndodh edhe me ne shqiptarët e Shqipërisë, po ashtu edhe me shqiptarët e Kosovës, ku  kjo është edhe pika më e fortë në të vërtetë që ne jemi identifikuar dhe ruajtur homegjenitetin tonë prej dekadash e shekujsh, e cila na bën që të ndihemi krenar. Nëse edhe kjo barrierë do shembet  atëherë  vërtetë Shqipeëria do të jetë “ishulli” shkëmbor, ku do të luhet me të si nga lindja ashtu edhe nga perëndimi.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com