Universiteti Shtetėror i Tetovės, mė 6-8 prill mori pjesė nė Panairin e Edukimit nė Prishtinė, i cili u organizua nga kompania CEO dhe Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė e Republikės sė Kosovės. Gjatė ditėve tė panairit Universiteti Shtetėror i Tetovės shpalosi programet dhe ofertat pėr studimet e ciklit tė parė dhe tė dytė, aktivitete dhe kualifikime tė tjera tė niveleve dhe tė profileve tė ndryshme.
Në hapjen solemne të Panairit të edukimit, ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës, Ramë Buja, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se studentët që dëshirojnë të shkojnë për shkollim kudo në botë, kanë një rast të mirë të njihen me oferta konkrete. “Panairi i Edukimit, i cili organizohet për të katërtën herë me radhë, është mundësi e mirë për të gjithë. Në të ardhmen ky panair do të jetë edhe më i pasur dhe aktivitetet e kësaj natyre do të shërbejnë për kauzën tonë ,,Kosova shtet i dijes”, theksoi ministri Buja, i cili me këtë rast shoqërohej edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Llauka.
Gjatë vizitës që u bëri stendave të universiteteve pjesëmarrëse në këtë Panair, ministri Buja u ndal edhe në stendën e USHT-së, ku nga udhëheqësi i delegacionit të Universitetit tonë, Selam Sulejmani, u njoftua në detaje me ofertën e USHT-së për vitin akademik 2011/2012, si dhe kushtet që ju ofrohen studentëve nga Republika e Kosovës.
Gjatë tri ditëve sa zgjati Panairi i edukimit, i cili u zhvillua në Sallën e Kuqe të Pallatit të rinisë në Prishtinë, oferta e USHT-së zgjoi kureshtje të madhe tek maturantët, të cilët shprehnin interesimin e tyre për të studiuar në USHT, por edhe te studentët të cilët interesoheshin për kushtet që i ofron universiteti ynë, për ciklin e dytë të studimeve.
Po ashtu, gjatë kohës së zgjati Panairi i Edukimit, udhëheqësi i Zyrës për Informim e USHT-së, Selam Sulejmani dhe ai i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë, Daut Memeti, realizuan një sërë takimesh me përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera arsimore nga Republika e Kosovës dhe rajoni, si dhe dhanë më shumë deklarata për mediat elektronike dhe ato të shkruara. Për pjesëmarrje të suksesshme në Panairin e edukimit në Prishtinë, Universitetit Shtetëror të Tetovës, nga Kompania CEO-s iu nda Certifikatë.
Zyra për informim USHT