Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Shqipėria ia sheh hairin ngritjes sė ēmimit tė arit

Shqipėria ia sheh hairin ngritjes sė ēmimit tė arit

  Publikuar: 11 Prill 2011, E Hene 19:54:51. E lexuar 494 herė
Shqipėria ia sheh hairin ngritjes sė ēmimit tė arit

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Tiranė, 11 prill - Si njė ekonomi e vogėl, ēmimet e tregjeve tė Shqipėri varen direkt nga zhvillimet ndėrkombėtare, duke rritur nė mėnyrė tė ndjeshme ēmimet e produkteve tė konsumit tė pėrditshėm apo shėrbimeve nė vend. Ēmimet e karburanteve apo drithėrave, tė cilat pėrbėjnė edhe njė pjesė tė mirė tė shpenzimeve tė familjeve shqiptare janė ta varura direkt nga tregjet e huaja dhe furnitorėt e mėdhenj. Por pėrkundėr kėsaj, zhvillimet nė tregjet ndėrkombėtare na kanė favorizuar shumė nė njė drejtim, atė tė vlerėsimit tė metaleve tė ēmuara dhe sidomos arit.

Vlera e arit shqiptar i depozituar në bankat e huaja, si dhe atij që mbahet nën administrimin dhe pronësinë e Bankës së Shqipërisë është rritur me rreth 50 për qind gjatë vitit të shkuar krahasuar me vlerën e vitit 2009. Kjo nuk ka ardhur për shkak të shtimit të sasisë së arit, por vetëm me shtrenjtim e ndjeshëm të tij në tregjet botërore.
Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e arit dhe metaleve të tjera të çmuara shqiptare deri në fund të vitit 2010 është përllogaritur në rreth 15.1 miliardë lekë, nga rreth 10.8 miliardë lekë që kanë qenë deri në fund të vitit 2009. Nga këto, rreth 10.1 miliardë lekë është i depozituar në bankat e huaja, ndërsa pjesa tjetër bashkë me metalet e tjera të çmuara gjenden në Shqipëri në thesarin e shtetit.
Shqipëria, siç shkruan “Shekulli”, ka në pronësi të saj rreth 2.5 tonë ar plus sasinë e metaleve të tjera të çmuara, si argjendi apo platini. Ari, sasia e valutës, kryesisht euro dhe dollar që ka nën administrim Banka e Shqipërisë dhe depozitat që ajo ka në bankat e huaja përbëjnë rezervën valutore.
Ari shërben si pikë referimi për monedhën. Metali i çmuar është mjet që vendos besimin tek monedha e një vendi. Kjo është një "detyrë" e re e arit pasi më parë ai bashkë me metalet e tjera të çmuara, si argjendi, platini, etj., janë përdorur si mjete pagese në formë monedhe.
Tregtimi i arit në bursat ndërkombëtare bëhet me njësinë matëse "onz". Një onz përkthehet në rreth 28.3 gramë. Gjatë ditës së djeshme, një gram ar në bursat ndërkombëtare është shitur mesatarisht me 47.5 dollarë. Banka e Shqipërisë ka bërë përllogaritjen e vlerës së arit shqiptar në muajin dhjetor kur çmimi i një grami ar ishte rreth 45 dollarë, ndërkohë nëse vlerësimi do të bëhej tani kur një gram ar kushton rreth 47.4 dollarë, vetëm vlera e arit shqiptar të depozituar në bankat e huaja do të ishte rreth 11 miliardë lekë.
Deri në fillim të vitit 2008, rezervat e arit dhe metaleve të tjera të çmuara ishin nën pronësinë e Qeverisë, ndërsa administroheshin nga Banka e Shqipërisë. Një ligj i miratuar gjatë fillimit të atij viti vendosi që të ishte Banka e Shqipërisë pronarja dhe administratorja e rezervave të arit shqiptar.
Ari dhe metalet e tjera të çmuara, valuta CASH dhe depozitat valutore që Banka e Shqipërisë ka në bankat e huaja, përbëjnë atë që quhet Rezerva Valutore e Shqipërisë. Ndryshe, sasia e rezervës valutore matet edhe me kohën e importeve që ajo mund të përballojë. Pra, në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, lufte apo ndodhi të tjera të ngjashme, rezerva valutore përdoret në shërbim të ekonomisë. Përllogaritet që rezerva valutore shqiptare të përballojë rreth 4 muaj e gjysmë importe./koha.net/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com