Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Faik Konica pak mė afėr

Faik Konica pak mė afėr

  Publikuar: 11 Prill 2011, E Hene 15:58:31. E lexuar 467 herė
Faik Konica pak mė afėr

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Koha gjatė sė cilės Faik Konica pėrfaqėsoi Shqipėrinė e Zogut nė Uashington (1926-1939) e deri sa vdiq mė 1942, ėshtė kapur nė njė biografi intime nga autori Iliri Ikonomi. Gazetari i Zėrit tė Amerikės nė Uashington ėshtė bazuar nė arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, material qė hedh dritė nė marrėdhėniet e Faik Konicės (1876-1942) me Ahmet Zogun, me qeverinė e SHBA, miqėsinė dhe polemikat mes Konicės dhe Nolit, komunikimet e Konicės me italianėt gjatė luftės.

Autori, vjen ta prezantojë librin "Faik Konica - Jeta në Uashington" (Botimet Onufri) në Tiranë më 15 prill, dha një intervistë për "Shekullin" duke ngjallur kuriozitet për anën personale të këtij njeriu galant, detaje si jetonte, si vishej, cili ishte rrethi i tij shoqëror, ç'mendonte për gratë etj..


Çfarë ka intime mbi Konicën ky libër?
Libri analizon nga shumë afër këtë figurë madhore të historisë dhe kulturës shqiptare. Është hera e parë që jeta e Faik Konicës në Uashington paraqitet me kaq imtësi. Fakte dhe dokumente të shumta për Konicën që janë mbledhur në arkiva, janë klasifikuar me kujdes dhe janë paraqitur në një kontekst të vetëm.


Libri nuk përbëhet nga episode të shkëputura, një letër këtu e një dokument aty, por është një biografi e plotë për periudhën kur Konica ishte ambasador i Zogut në Uashington (1926-1939) e deri sa vdiq më 1942. Zakonisht për Konicën është shkruar me copëza.


Askush deri tani nuk i ka vënë gjërat në një kontekst, d.m.th tu përgjigjet pyetjeve çfarë bënte Konica në Uashington, pse Zogu emëroi pikërisht atë ambasador (ose ministër fuqiplotë, kështu ishte titulli i tij zyrtar), çfarë tipi ishte, si i kishte marrëdhëniet me shqiptarët dhe me amerikanët, etj.Libri është përpjekje për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve.


A janë të dhëna edhe mbi privatësinë e kësaj figure, sferë pothuajse e pashfaqur nga studiuesit e veprës dhe aktivitetit të tij?
Keni të drejtë, këto gjëra nuk janë thënë sepse ne nuk duam t'i "deherizojmë" heronjtë tanë. Këtij rrëfimi historik i shtohen detaje të shumta nga jeta personale e Faikut - ku banonte (banonte në hotelin më të mirë të Uashingtonit dhe të Amerikës), si jetonte, si vishej, si hante, cili ishte rrethi i tij shoqëror, ç'mendonte për gratë etj.. (Për ta ilustruar, në Uashington qarkullonte shprehja Kokteji Konitza, që ishte një shpikje e tij.


Gjithashtu, Uashington Posti botonte një recetë të Faikut se si gatuheshin mëlçitë e pulës me oriz). Meqenëse të rrëfesh histori kërkohet të përdorësh shumë data e ngjarje, të cilat mund ta lodhin njeriun e pastërvitur në këtë sferë, jam përpjekur ta fus lexuesin pa shumë mundime në botën e brendshme të Faikut duke i vendosur ngjarjet dhe episodet në sfondin historik të Shqipërisë së asaj kohe.


"Periudha e Uashingtonit" në jetën e Konicës, në aspektin politik, çfarë evidentoni ju?
Janë 16 vjet në Uashington. U emërua Ministër Fuqiplotë (ky ishte titulli i tij zyrtar) në kohën kur shteti shqiptar po konsolidohej nën Zogun, i cili vazhdimisht kishte dëshiruar marrëdhënie të mira me Amerikën.


Askush më mirë se sa Faiku nuk mund ta luante rolin e ambasadorit në Uashington - ai ishte erudit, anglishtja e tij ishte e përkryer dhe kishte lidhje të ngushta me komunitetin shqiptar të Amerikës. Dy vendet nuk kishin marrëdhënie të dendura politike apo tregtare për arsye të kuptueshme - Amerika ishte mjaft larg ndërkohë që Shqipëria ishte një vend i vogël dhe i varfër.


Prandaj, prania e Faikut në Uashington kishte më tepër rëndësi si një reklamë për Shqipërinë e vogël në Shtetet e Bashkuara.
Është mëse e vërtetë ajo që thuhej nga bashkëkohës të tij se Faiku ishte një reklamë shëtitëse me të cilën Shqipëria mund të krenohej: ai dinte më shumë se 10 gjuhë të huaja, stili i tij i të shkruarit ishte proverbial në qarqet intelektuale, njihte historinë, gjuhësinë, antropologjinë, njohuritë e tij në muzikë dhe pikturë çmoheshin aq shumë saqë ai ftohej nëpër universitete të fliste për to.


Mund të fliste pa fund për shtetet dhe marrëdhëniet diplomatike. Ai ishte elokuent dhe e folura e tij ishte plot ngjyrë dhe humor të mirë. Faiku kujdesej që Shqipëria të paraqitej jashtë me dinjitet, si një vend që po bëhej gjithnjë e më i qëndrueshëm. Ai ishte xheloz për vendin e tij prandaj kishte kujdes të përgënjeshtronte të pavërtetat që thuheshin për Shqipërinë dhe për shqiptarët.


Çfarë të rejash ka biografia mbi marrëdhëniet Konica-Zogu?
Marrëdhëniet e Faikut me Zogun ishin komplekse dhe libri i analizon pikërisht si të tilla. Gjatë kohës që ishte ministër, Faiku kishte vetëm mburrje në publik për Mbretin Zog. E quante atë një Skënderbe të dytë, një hero. Disa e kanë parë këtë si servilizëm.


E vërteta është se Faiku nuk kishte simpati së brendshmi për Mbretin por për të Zogu ishte përfaqësues i Shqipërisë, i kombit, i qëndrueshmërisë së vendit dhe ai donte që atdheu i tij të përfaqësohej sa më denjësisht në botë.


Privatisht, në letrat që unë kam zbuluar e në dokumente të tjera, ai e përbuzte Zogun.
Marrëdhëniet u acaruan sidomos pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, në prill 1939. Amerika vazhdoi ta njihte për një farë kohe Faikun, por në qershor të atij viti, ajo ia hoqi privilegjet e diplomatit. Legata shqiptare u zhyt në borxhe të cilat Zogu që kishte ikur nga Shqipëria, nuk po i paguante.


Faiku i shkroi letër kryeministrit fashist italian, Benito Musolini, dhe ambasada italiane në Uashington zgjidhi qesen. Këto janë dokumente të panjohura për publikun shqiptar dhe sqarojnë disa veprime të Faikut.


Konica në Uashington dhe Zogu në Londër nisën të bashkëpunojnë përsëri në fillim të vitit 1942 për të krijuar një front të përbashkët rezistence për t'i rikthyer Shqipërisë pavarësinë. Korrespondenca e tyre gjatë kësaj periudhe e pasqyruar gjerësisht në libër ka tone mjaft pajtuese. Vdekja e papritur e Faikut në dhjetor 1942 i shkatërroi këto përpjekje. Dokumentet tregojnë se Zogu e vuajti vdekjen e tij.


Gjithnjë ju pyesim për të rejat, edhe në marrëdhëniet me Nolin që nuk u kanë munguar kontradiktat.
Marrëdhëniet me Nolin janë një tjetër risi në libër. Lufta mes tyre ishte e ashpër por përgjithësisht ajo është paraqitur nga letrarët dhe historianët me tone të zbutura (që të mos deheroizohen). Faktet që sjell ky libër tregojnë të kundërtën.


Dhjetëra dokumente të zbuluara në arkiv hedhin dritë të re mbi këtë aspekt. Kjo është përshkruar me ngjyra shumë personale: çfarë e zemëronte Konicën për Nolin, çfarë nuk pëlqente Noli te Konica etj..
Ata u pajtuan në vitin 1937, pas 10 vjetësh!


Çfarë u bë shkas që ju t'i futeshit këtij kërkimi dhe me çfarë përfundimesh dhe shijesh po dilni nga ky kërkim?
Kërkimet më çuan në Konicë. Zbulova shtëpinë e Faik Konicës. Gjeta se grekët janë përpjekur ta fshehur identitetin e saj. Kam një kapitull për këtë zbulim.
Gjeta se Konica mori para nga italianët (fashistët) për të paguar borxhet. Ai mendonte se italianët i detyroheshin këto para (rreth 100 mijë dollarë me vlerën e sotme). Por kjo duhet shpjeguar pak sepse është më e komplikuar se kaq.


Pra, jo të krijohet përshtypja se ai bashkëpunoi me fashizmin.
E shkrova këtë libër për të mbushur një zbrazëti. Kisha dhe kam avantazhin se punoj në Uashington, shkel në ato vende ku ka shkelur Konica. Më intrigoi si figurë.
Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua që më çoi në arkiva në Maryland, Philadelphia, Boston, Chicago, pastaj në Londër, dy herë në Tiranë (AQSH), AMPJ dhe natyrisht në Konicë.


Libri ka 420 faqe, më se 60 fotografi me rezolucion të lartë, shumë prej tyre janë të panjohura.


* * * * * * *

Libri "Faik Konica - Jeta në Uashington" është recensuar nga disa ekspertë:

Prof. Kristo Frashëri
Vlera e kryesore e këtij libri qëndron në informacionin e pasur historik dhe në seriozitetin e burimeve që ka përdorur autori. Nga pikëpamja burimore, libri është jashtëzakonisht i dokumentuar. Këtë dokumentacion e hijeshon stili i veçantë, pak i njohur deri sot në letrat shqipe. Të duket sikur autori e ka kapur prej dore lexuesin dhe e shoqëron për të parë mjedisin ku Faik Konica ka jetuar dhe punuar për gjënë më të madhe që kishte në zemër - çështjen kombëtare shqiptare. Për hir të veshjes së këndshme letrare, libri lexohet me një frymë. Është një trajtesë thellësisht e goditur, e cila e nderon si pak shoqe bibliografinë kulturore, historike dhe letrare shqiptare.

Sami Repishti, PhD.
Libri i Ilir Ikonomit pa dyshim që zë një vend të mirë në listën e punimeve mbi Faik Konicën, këtë personalitet shqiptar poliedrik. Faiku del para nesh me të gjitha të mirat dhe të metat që ka patur, por përfundimisht si një mendje e ndritur dhe një zemër që ka rrahur gjithëherë për vendin e vet.


Bejtullah Destani
Me këtë libër, Ilir Ikonomi ka vendosur standarde të panjohura deri tani në literaturën e këtij lloji. Studimet dhe kërkimet për periudhën që përfshin libri janë nga më të plotat dhe i dhurojnë lexuesit hollësi interesante nga jeta e Faik Bej Konicës në Uashington. Kjo biografi me vlerë do të shërbejë si referencë jo vetëm për studiuesit shqiptarë por edhe ata të huaj.

/shekulli/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com