Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Eliza Dushku, nė role tė reja

Eliza Dushku, nė role tė reja

  Publikuar: 11 Prill 2011, E Hene 08:51:57. E lexuar 362 herė
Eliza Dushku, nė role tė reja

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Eliza Dushku, nė role tė reja

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku pritet të luajë një rol kryesor në një pilot komedi të televizionit CBS.

Ajo do të luajë përballë humoristit Damon Wayans dhe do të jetë njëra prej punëve të para në një komedi profesioniste të Dushkut, pasi që më parë aktorja nuk ka luajtur me aktorë të rangut të lartë të komedisë.

Sipas një lajmi të së mërkurës në ueb faqen “Deadline”, Dushku do të luajë rolin kryesor në këtë pilot komedi, që flet për një emision radio-sportiv, ndërkaq skenari do të punohet nga Bill Martin dhe Mike Schiff.

“Karakteri i Wayans është Nick dhe luaj një prezantues të një radioje sportive. Dushku luan Caseyn si partner të saj në këtë emision shumë të dashur sportiv, që paraqet një vajzë me mendime të shpejta, gjë që e bën karakterin e saj shumë qesharak.

Deri tani Dushku ka një karrierë të pasur nëpër seriale televizive.

Njëri prej karaktereve të saj është edhe ai “Dollhouse”, por kritikët kanë thënë se aktorja mund të mos ketë paraqitje të mirë për shkak se deri tani ka pasur karaktere dramatike.

Realisht Eliza refuzoi rolin dramatik në serialin televiziv të kanalit “TBS”.

Ndryshe, Eliza ka filluar karrierën që në moshën 10-vjeçare, duke luajtur në filmin “That Night”, ku ishte paraqitur me disa yje amerikane të filmit si Robert de Niro, Ellen Barkin, Leonardo DiCaprio, Arnold Schwarzenegger, Jamie Lee Curtis, Halle Berry dhe James Belushi.

Gjatë viteve 1996 – 1998 përfundoi shkollimin në gjimnazin Watertown Highschool dhe dëshironte të vazhdonte studimet, mirëpo pas ofertave për rolet në filmat “Buffy…” dhe “Angel” vendosi të vazhdonte karrierën si aktore.

Në vitin 2003 filloi xhirimin e serialit Tru Calling, në të cilin Eliza luan rolin kryesor – si absolvente e cila punon natën.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com