Njė kinez kėmbėngul se njė nga delet e tij ka lindur njė qenush. Kėlyshi ka gojėn, hundėn, sytė, putrat dhe bishtin tė ngjashme me njė qen, por i ngjan njė deleje nga “gėzofi”.
“Kur e pashë për herë të parë u tremba sepse kam 20 vjet që mbaj dele dhe nuk kisha parë kurrë një krijesë të tillë. Është diçka midis deles dhe qenit”, u shpreh Liu, fermeri kinez i cili beson se delja e tij ka nxjerrë në dritë një qen.
Yue Guozhang, një veteriner kinez, thotë: “Është e pamundur që një dele të lindë një qenush. Ka mundësi që kjo krijesë të jetë vetëm një qengj anormal.”