Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Gjirokastėr, zbulohet nė oborrin e njė shtėpie ujėsjellėsi i shek. XVI

Gjirokastėr, zbulohet nė oborrin e njė shtėpie ujėsjellėsi i shek. XVI

  Publikuar: 24 Mars 2011, E Ejte 04:13:11. E lexuar 533 herė
Gjirokastėr, zbulohet nė oborrin e njė shtėpie ujėsjellėsi i shek. XVI

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

GJIROKASTĖR- Gjatė punės pėr sistemimin e oborrit tė shtepisė sė tij, Haxhi Mele nga fshati Kolonjė i Kurveleshit nė rrethin e Gjirokastrės ka zbuluar rastėsisht njė fragment tė njė ujėsjellėsi tė vjetėr qė pėrbėn njė objekt me vlera historike

Familjarët Mele kanë njoftuar menjëherë pedagogët e historisë dhe arkeologjise në Gjirokastër dhe akademikun Prof. dr. Myzafer Korkuti, të cilët i rekomanduan pjestarëve te familjes që të ruanin dhe mos dëmtonin ujesjellësin e zbuluar prej tyre. 

"Bëhet fjalë për një fragment të një ujesjellësi të vjetër, që të paktën në vendin e zbuluar është i shtrirë në një thellësi rreth një metër nën sipërfaqen e tokës",- është shprehur arkeologu Dhimitër Çondi.

Sipas tij, teknika e ndërtimit eshte me tuba qeramike të ngushtë, me elementë të lidhet dhe puthitet me njeri-tjetrin.
"Ndonëse për të dhënë një mendim përfundimtar duhen studimë më të thelluara, paraprakisht, mund të them se, si teknikë ndërtimi me elementë qeramike të njëpasnjëshëm, ky objekt është i ngjashëm me ujsjellësat e Periudhës Romake, por teknologjia e përgatitjes së qyngjeve prej qeramike duket më e vonë dhe paraprakisht mendoj se i përket periudhës së Mesjetës rreth shekullit XVI", - ka theksuar Çondi.

Elementët prej qeramike të ujësjellësit kanë një gjatësi standarte prej 26 centimetra secila, me një diametër të brendshëm 8 centimetra në pjesën e ngushtë dhe 10 cm në pjesën e gjerë, ndërsa diametri i jashtëm është 9 cm në pjesën e ngushtë të tubit dhe 12 në pjesën e gjerë.

"Ngjyra e qeramikës së qyngjeve është okër në rozë e qeramikë, ndërsa lidhja mes tyre është realizuar me gërqele të pastër dhe të një kualiteti të mirë në të gjithë rrethin e bordurës ku bashkohen pjesa e gjerë me atë të ngushtë të qyngjave",- përfundon Çondi. Zbulimi i këtij objekti të vjetër, sipas tij ka rëndësi për të plotësuar studimet historike për rajonin e Kurveleshit. /balkanweb/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com