Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Hante nga koshat e plehrave, bėhet milioner

Hante nga koshat e plehrave, bėhet milioner

  Publikuar: 22 Mars 2011, e Marte 17:14:16. E lexuar 663 herė
Hante nga koshat e plehrave, bėhet milioner

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

”Emri im i mesit ėshtė Alfred dhe kjo mė bėri tė dyshoja se nėna ime kishte dashur tė mė linte njė shenjė pėr tė kuptuar tė vėrtetėn”, vazhdoi Jerry.

Një 28-vjeçar ushqehej nga koshat e plehrave dhe flinte në rrugë, deri kur zbuloi se ishte trashëgimtar i një pasurie të jashtëzakonshme, zbuloi një revistë holandeze.

Jerry Winkler, një shtetas i Vendeve të Ulta, kaloi një fëmijëri të vështirë, me nënën që e la të vogël pas një tumori, ndërsa u rrit nga ai që e mendonte si babai i tij natyral.
Marrëdhënia me të ishte e vështirë dhe pas pak vitesh, Jerry përfundoi në rrugë, ndonëse ende minoren. Vetëm gjatë një zënke të dhunshme, mësoi mes nervave e sipër që ai që konsideronte si baba, në të vërtetë nuk ishte i tillë.
 
”Në fillim më vdiq nëna dhe më vonë zbulova që babai im në të vërtetë nuk ishte babai im”, rrëfen tronditjen e tij Jerry. “Nga njëra anë kuptova se përse ishte sjellë aq keq me mua, por nga ana tjetër ishte një goditje në zemër”.
 
Pas asaj dite, ai vendosi që të kërkonte babanë e tij të vërtetë. Duke hetuar, ai zbuloi se nëna e tij kishte patur një lidhje dashurore në punë dhe pak nga pak arriti deri tek Alfred Winkler, një biznesmen i pasur, i cili kishte vdekur pak kohë më parë pa lënë pas trashëgimtarë.
 
”Emri im i mesit është Alfred dhe kjo më bëri të dyshoja se nëna ime kishte dashur të më linte një shenjë për të kuptuar të vërtetën”, vazhdoi Jerry.
 
Ai u takua me një gazetar që kishte publikuar një intervistë të biznesmenit, për t’a pyetur për më shumë informacion, kur gazetari mbeti i shtangur nga ngjashmëria midis të riut dhe biznesmenit.
 
Në vazhdim, Alfred u zhvarros për t’i marrë një kampion nga kodi gjenetik dhe testimi i ADN-së tregoi se me 100% Jerry ishte i biri biologjik i biznesmenit të pasur.
 
Në pak ditë, disa miliona euro i kaluan në pronësi, duke bërë që të transferohej nga rrugët e ndyra dhe koshat e plehrave të Amsterdamit, në një supervilë me “pesë yje”. Tashmë i pasur, Jerry ka vendosur të shpenzojë një pjesë të pasurisë për të krijuar një organizatë që do të ndihmojë të rinjtë e pastrehë. 


Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com