Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Aurela Gaēe dėrgon veri, jug dhe Ēamėri nė Eurosong

Aurela Gaēe dėrgon veri, jug dhe Ēamėri nė Eurosong

  Publikuar: 22 Mars 2011, e Marte 16:01:04. E lexuar 494 herė
Aurela Gaēe dėrgon veri, jug dhe Ēamėri nė Eurosong

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto



Një ndër gazetat më të suksesshme gjermane "BildZeitung" teksa shkruan për konkursin më të madh europian të këngës "Eurosong", flet edhe për pretendentët kryesore. Vetë Gjermania ka zgjedhur të përfaqësohet me këngëtaren që mori vjet trofeun europian, dhe "Bild" shkruan se një ndër katër konkurrentët më të fortë për këngëtaren e tyre është Aurela Gaçe. Përveç kësaj, përkrah tre pretendentëve të tjerë është edhe fotoja e Gaçes. E ndërsa ethet e konkursit kanë filluar, Aurela nga ana e saj i ka mbledhur forcat dhe ka realizuar versionin e fundit të këngës. Në çdo detaj, ajo është një këngë shqiptare. E filluar që nga notat, tek veshja e saj, vendxhirimet ku shfaqet hapur dhe bukur trashëgimia kulturore, këngëtarja është personifikuar me një shqiponjë. Si për të përligjur idenë e saj se në "Eurosong" duhet shkuar me melos shqiptar, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" shprehet se "në qoftë se do të ishte një konkurs ku do të më lejoheshin 5 këngë të ndryshme, atëherë do të këndoja edhe rock, edhe dance, edhe soul...Por kur kam një këngë të vetme, ngulmoj dhe besoj tek melodia që më tingëllon shqip". Videoklipi i realizuar në kalanë e Gjirokastrës, në Butrint e Ksamil, në Shkodër tek Ura e Mesit, dhe në Dhërmi, shpërfaq pamje të mrekullueshëm të një natyre joshëse. Vetë kënga, me notat dhe shpërthimet falë interpretimit të Gaçes, i ofron Europës një shpirt e pasion të vërtetë.

Video klipi:



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com