Prishtinë, 17 mars - PEN Qendra e Shqipërisë dhe PEN Qendra e Kosovës organizojnë nesër, më 18 mars, në orën 17, promovimin e librit të Ismail Kadaresë “Mosmarrëveshja", botuar nga Shtëpia botuese “Onufri”.
Për librin do të flasin studiues dhe shkrimtarë nga Shqipëria e nga Kosova.
Promovimi mbahet në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. /koha.net/