Papunėsia nė Greqi gjatė muajit dhjetor 2010 ka arritur shifrėn rekord 14,8 pėr qind, ndėrsa vetėm kėtė muaj mbi 40 000 persona kanė humbur vendin e tyre tė punės, njoftoi Instituti grek i Statistikave.
Në nëntor 2010 papunësia në Greqi arriti në 13,9 për qind.
''Në dhjetor 2010, mbi 41 000 persona shtesë mbetën pa punë, çka solli që numri i të papunësuarve në vend të arrinte në 734 000 persona'', shtoi ky institut.
''Perspektivat për gjetjen e punës në muajt në vijim duken të zymta, veçanërisht në ndërtim dhe prodhim'', shkruan nga ana e saj gazeta greke "Kathimerini".
Greqia ka rënë dakord të ndërmarrë një seri masash për uljen e shpenzimeve në përputhje me pakon për shpëtimin financiar, me vlerë 110 miliardë euro nga BE-ja dhe FMN-ja./Lajmetsot/