Supozimi pėr ndikimin e volitshėm tė qeshjes nė organizimin e njeriut ekziston qė nga kohėt e lashta, kurse tash ėshtė konfirmuar edhe nė praktikė.
Shkencëtarët nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Shëndetit në qytetin Leeds të Britanisë së Madhe kanë bërë një hulumtim pesëvjeçar, ku kanë marrë pjesë njerëzit që vuajnë nga të thatët në këmbë.
Rezultatet treguan se qeshja stimulon diafragmën, e cila ka rol të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, gjë që përshpejton shërimin e pacientit. Për dallim nga qeshja, si thanë shkencëtarët, ultrazëri dhe ilaçet po atyre pacientëve u kanë ndihmuar më pak se sa është pritur.
Kurimi tradicional është dëshmuar si më efikasi, kurse kjo mënyrë kurimi përfshin prekjen, fjalët e ngrohta dhe natyrisht qeshjen.
“Harroni teknologjinë. Rekomandimi më i mirë për pacientët është përkujdesja tradicionale dhe qeshja e sinqertë (nga zemra)”, thuhet në raportin e shkencëtarëve. /koha.net/