Revista "Forbes" thotė se Rusia tash ka mė shumė se 100 miliarderė, dhze se mė shumė miliarderė jetojnė nė Moskė se nė ēdo qytet tjetėr tė botės.
Në raportin vjetor për njerëzit më të pasur në botë, "Forbes" shkruan se numri i miliarderëve në Rusi ka shkuar në 101 nga 65 sa ishte vitin e kaluar.
Vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, shkruan revista amerikane, sipas së cilës, miliarderët rusë tash përbëjnë një të tretën e e miliarderëve në Evropë.
"Forbes" thotë se Kina tash ka 115 miliarderë, ndërsa SHBA kanë 413 miliarderë.
Sipas revistës, tash në botë ka gjithsejt 1.210 miliarderë. /evropaelire/