Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Shqipėria e Kosova nė mejdan pėr Kėngėt kreshnike

Shqipėria e Kosova nė mejdan pėr Kėngėt kreshnike

  Publikuar: 01 Mars 2011, e Marte 19:04:34. E lexuar 282 herė
Shqipėria e Kosova nė mejdan pėr Kėngėt kreshnike

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Prishtinė, 1 mars - Nė adresė tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Edukim, Shkencė dhe Kulturė - UNESCO ka gjasė qė tė shkojnė dy dosje pėr Eposin e Kreshnikėve. Kosova dhe Shqipėria nuk kanė arritur tė merren vesh pėr njė projekt tė pėrbashkėt. Ende pa u finalizuar projekti i parė pėr futjen e Eposit nėn mbrojtje tė UNESCO-s - i iniciuar para dy vjetėsh dhe me tė cilin kėrkohej qė kėngėt epike tė njiheshin si trashėgimi botėrore - Komiteti i Trashėgimisė Shpirtėrore nė Shqipėri ka marrė njė nisme tė re.

Ky komitet ka ngritur grupin punues për futjen e Eposit të Kreshnikëve në listën e UNESCO-s si trashëgimi shpirtërore në rrezik.
Në janar të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte formuar Komisioni qeveritar i Republikës së Kosovës për kompletimin e dosjes për futjen e Eposit të Kreshnikëve nën “ombrellën” e UNESCO-s. Zymer Neziri, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ishte emëruar kryesues i Komisionit në përbërje të Shaban Sinanit nga Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe akademik Vasil Toles. Për projektin e paraqitur si të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë deri më tani është realizuar pjesa e parë e dosjes, përdera e dyta duhet të plotësohet me një dokumentar dhe një monografi.
Zymer Neziri, iniciues i projektit, e ka quajtur nismë paralele veprimin e Komitetit të Trashëgimisë Shpirtërore të Tiranës. Madje, të hënën ai i është drejtuar Ministrisë së Kulturës që të kërkojë nisjen e bisedimeve me homologen në Tiranë për të gjetur zgjidhjen.
Duke thënë se plotësimi i dosjes për futjen e Eposit të Kreshnikëve nën mbrojtjen e UNESCO-s është në procedurë të finalizimit, Neziri thotë se nuk ka qenë në dijeni për nismën e re, të cilën e konsideron paralele dhe të panevojshme.
“Kjo nismë ishte një befasi për mua si përgjegjës i Komisionit qeveritar të Republikës së Kosovës. Nuk kam qenë i njoftuar paraprakisht dhe mund të them se kjo është e drejtë e Tiranës, por nuk është as e udhës, as e dëshirueshme që të bëhen dy projekte për Eposin”, ka thënë Neziri, teksa ka shpjeguar se Komisioni i emëruar nga Qeveria e Kosovës për këtë çështje ka dy vjet që po punon për kompletimin e dosjes.
Neziri ka thënë se nuk ka qenë e nevojshme që të zgjerohet projekti dhe se përkundër që emri i tij është në nismën e re të Tiranës, ai nuk do të bëhet pjesë e këtij projekti.
Shqetësimin e tij Neziri ia ka adresuar edhe Ministrisë së Kulturës.
“Kërkesa ime në Ministri ka qenë që në nivel ministror të bisedohet me Tiranën. Të kemi një informatë të plotë se çka ka ndodhur dhe a është në dijeni Ministria me këtë veprim të Komitetit të Trashëgimisë dhe çfarë qëndrimi kanë”, ka thënë Neziri teksa ka shtuar se vetë Tole është dashur që ta bënte me dije ministrin se ky projekt ekziston.
Nga ana tjetër, akademik Vasil Tole, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Qeverisë së Kosovës për futjen e Eposit të Kreshnikëve nën mbrojtjen e UNESCO-s, ka mohuar se bëhet fjalë për nismë paralele.
 “Me sa di unë nuk janë nisma paralele, sepse bëhet fjalë për dy lista të ndryshme. Ajo që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë duke ngritur grupin punues për regjistrimin e Eposit bëhet fjalë për regjistrimin e tij në listën e dukurive shpirtërore, kurse nisma e Shqipërisë ka të bëjë me regjistrimin në listën e dukurive që kanë nevojë urgjente për mbrojtje”, ka thënë Tole.
Sipas tij, projekti i iniciuar nga Komiteti i Trashëgimisë Shpirtërore në Shqipëri nuk krijon përplasje me projektin e përbashkët të dy shteteve.
“Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, nuk ka kurrfarë përplasjesh. Në Shqipëri kanë ngelur gjithsej dhjetë lahutarë dhe do të bëjmë gjithçka që ta regjistrojmë këtë dukuri në listën e atyre që kanë nevojë urgjente për përkujdesje”, ka thënë Tole.
Ai nuk ka dhënë përgjigje të prerë nëse do të vazhdojë bashkëpunimin për projektin e parë, duke e cilësuar si punë në finalizim.
“Ai projekt është pothuajse i mbyllur, dosja teknike është pothuajse gati”, ka thënë Tole. “Ajo që ka mbetur është që Republika e Kosovës të ratifikojë Konventën e UNESCO-s për trashëgimi shpirtërore, në mënyrë që të hapet rruga për kandidim, sepse pa e njohur konventën nuk mund të bëhet kandidimi”, ka thënë ai.
Eposi i Kreshnikëve (ose Cikli i kreshnikëve) përbëhet nga këngë të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë. Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme dhe në Kosovë, si Malësinë e Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera. Në qendër të këtij eposi qëndrojnë dy vëllezërit Muji dhe Halili. /koha.net/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com