Drejtori i Teatrit tė Tetovės, Artan Skenderi ka dhėnė dorėheqje tė parevokueshme nga drejtimi i kėtij institucioni kulturor. Arsyjet thonė se janė personale dhe nuk ndėrlidhen me menaxhimin e teatrit.
Lajmi e dorëheqjes e ka kumtuar Sekretari i Teatrit i cili nga ana tjetër gjendjen në këtë institucion kulturor e ka vlerësuar të rëndë pas shkak të problemeve financiare dhe mungesës së kushteve për punë.“Drejtori i Teatrit prej dje ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, dorëheqja është dorëzuar në Ministri të Kulturës, shkaqet sipas tij janë personale. Teatri i Tetovës, ballafaqohet me një gjendje pak të rëndë financiare , është hendikep shumë i madh se Teatri i Tetovës nuk ka godinën e vet, të mos flasim për mjetet financiare ku buxheti për sivjet për Teatrin e Tetovës është shkurtuar jashtëzakonisht shumë dhe ballafaqohemi me probleme reale” tha Nuri Abazi, sekretar i Teatrit të Tetovës. Nga Ministria e kulturës, thonë nuk janë të njoftuar me dorëheqjen e drejtorit të Teatrit. Pakënaqësi ndaj menaxhimit jo të mirë të këtij institucioni në disa raste kanë shfaqur edhe vetë aktorët pasi vitin e kaluar në këtë teatër janë realizuar vetëm 3 shfaqje. Për këtë vit Ministria e Kulturës ka ndarë mjete për realizimin e 3 projekteve dhe kjo kishte shkaktuar reagimin e drejtuesve të Teatrit. Ditëve të fundit ky insitutcion kulturor po përballet edhe me mungesën e ngrohjes qendrore, por përkundër mungesës së kushteve elementare për punë, aktorët kanë mbajtur ushtrimet. Jozyrtarisht, merret vesh se drejtor i ri i Teatrit të Tetovës, do të emërohet drejtori aktual i Pallatit të Kulturës, Haki Fazliu. /alsat-m/