Ekspozita e titulluar “Homo Urbanus Europeanus” e fotografit francez Zhan-Mark Karaēi, do tė shpaloset nė qendrėn tregtare Ramstor, duke filluar nga 16 shkurti deri mė 16 mars. Ekspozita, e pėrkrahur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian nė Shkup, pėrbėhet nga 60 fotografi qė pėrfaqėsojnė 31 kryeqytete nė Evropė. Tė gjitha janė tė fotografuara nė stilin e njėjtė, tė qeta dhe pa ndonjė dukshmėri kulturore ose sociale, duke nxjerrė nė pah ngjajshmėrinė e dallimeve, apo “Evropianitetin” e shumėllojshmėrive
Zhan-Mark Karaçi është fotograf francez. Ai u lind në Tunis, mirëpo që nga fëmijëria e hershme jetoi në Monpelje, në jug të Francës. Projekti "Homo Urbanus Europeanus" kryesisht përfaqëson personazhe të vetmuara, njerëz të fotografuar në sfonde urbane.
Gjatë 3 viteve të punës së tij, Karaçi, i cili është fotograf autodidakt, ka bërë fotografi në 31 kryeqytete evropiane në suaza të projektit. Këtu përfshihen këto kryeqytete: Bratisllava, Riga, Vilnius, Sofja, Madridi, Varshava, Roma, Ljubljana, Zagrebi, Beogradi, Helsinki, Talini, Rejkjaviku, Parisi, Brukseli, Oslo, Stokholmi, Praga, Berlini, Lisbona, Bukureshti, Tirana, Budapesti, Viena, Athina, Luksemburgu, Kopenhaga, Amsterdami, Londra, Dablini... dhe në fund Stambolli, i cili edhepse nuk është kryeqyteti zyrtar i Turqisë, është pjesë e ekspozitës.