Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Nik Xhelilaj fiton Shooting Stars nė Berlinale

Nik Xhelilaj fiton Shooting Stars nė Berlinale

  Publikuar: 18 Shkurt 2011, E Premte 16:24:19. E lexuar 230 herė
Nik Xhelilaj fiton Shooting Stars nė Berlinale

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

BERLIN- Nik Xhelilaj, aktori i ri shqiptar ėshtė nderuar me ēmimin "Shooting Stars 2011" nė Festivalin e Filmit nė Berlin pėr rolin e tij nė filmin "Shqiptari" tė regjisorit gjerman Johannes Naber.

Cmim i shkoi edhe nëntë aktorëve të tjerë, të përzgjedhur nga 32 vende të botës, që u dalluan për interpretimet e tyre në filma të ndryshëm gjatë këtij festivali. Çmimet u ndanë nga aktori Ralph Fines, protagonist në filmin “Pacienti anglez”, i cili u dhuroi aktorëve miniskulpturën "Maria", sipas personazhit të filmit Metropolis.

Ndër 10 fituesit e këtij çmimi janë edhe disa që janë të njohur përtej kufijve të vendeve të tyre, si aktori irlandez Domhnall Glaesson, i cili ka luajtur tek Harry Potter dhe që në Berlinale merrte pjesë me filmin e hapjes "True Grit".

Programi "Shooting Stars" financohet nga Agjencia për Promovimin e Filmave Evropianë dhe u ofron fituesve mundësi të promovimi, si takime me agjencitë audicionale në Berlinale apo vizita nëpër festivale të ndryshme në Evropë si dhe në Hollywood.

Kjo nuk është hera e parë që Nik Xhelilaj vlerësohet për interpretimin e tij në filmin "Shqiptari" të regjisorit gjerman Johannes Naber. Xhelilaj është fituesi i disa çmimeve si Çmimi aktori më i mirë dhe Çmimi special i jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, Çmimi aktori më i mirë në Festivalin e Filmit në Antalia, Çmimi special në Festivalin e Prishtinës 2010, etj.

"Shqiptari" do të shfaqet në datën 20 shkurt në Berlinale, pas shfaqjes së filmave të tjerë që përfaqësojnë Shqipërinë, "Amnistia" dhe "Falja e gjakut". /balkanweb/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com