Filmi "Amnistia" i regjisorit Bujar Alimani u shfaq premierė mbrėmjen e 12 dhe 13 shkurtit nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Berlin, duke ēelur kėshtu rrugėn pėr tė gjitha prezantimet shqiptare nė disa seksione tė festivalit.
Kjo është hera e parë që kinemaja shqiptare hyn në Berlinale dhe përveç filmit të Alimanit, konkurron edhe "Falja e Gjakut", një histori shqiptare me aktorë shqiptarë i regjisorit gjerman Joshua Marston, që do të shfaqet premierë në 18, 19 dhe 20 shkurt.
Filmi i disa çmimeve, "Shqiptari", konkuron gjithashtu në seksionin Perspektiva e Kinemasë Gjermane të Berlinales dhe do të shfaqet mbrëmjen e 20 shkurtit. "Shqiptari" i regjisorit Johannes Naber, me aktoret Nik Xhelilaj, Xhejlane Terbunja, Ivan Shvedoff, Amos Zaharia etj, rrëfen historinë e një të riu që emigron në Gjermani për të siguruar para për pajën e vajzës me të cilën do të martohet.
Aktori Nik Xhelilaj është gjithashtu i pranishëm në Berlinale si një nga 10 talentet e aktrimit europian "Shooting Stars", me rolin e tij si protagonist në filmin "Shqiptari".
Gjatë ditëve të Berlinales, krijohet një Akademi, Talent Campus, e cila u krijon mundësinë 350 të rinjve të takohen me profesionistë me përvojë. Ndër 3900 aplikime është zgjedhur edhe regjisori i ri Gentian Koçi për të prezantuar projektin e tij për një film artistik.
Qëndra Kombëtare Kinematografike ka njoftuar se nga 10 deri 18 shkurt do të jete hapur një stendë në Hotel Marriott, për promocionin e prodhimeve më të fundit të kinemasë Shqiptare.
Festivalin Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, i cilësuar si një nga tre festivalet më të rëndësishëm të Evropës dhe me audiencën më të madhe të festivaleve në botë, ka filluar në 10 shkurt për të vazhduar për dy javë. Ky është edicioni i 6-të i Berlinales, që çdo vit shfaq rreth 400 filma, të zhanreve të ndryshme, me pjesëmarrës nga 128 vënde të botës.