VLORE- Gjykata e Vlorės ka dėmshpėrblyer nė shumėn e 100 mijė euro njė pacient, i cili ka humbur shpretkėn dhe njė pjesė tė zorrės sė trashė nga njė operacioni i 'gabuar' i mjekėve tė spitalit tė Vlorės. "Gazeta Shqiptare" shkruan sot se vendimi u mor dy ditė mė parė nga gjykatėsi Fuat Muka, i cili detyroi spitalin rajonal tė Vlorės tė dėmshpėrblejė pacientin Paskal Nesturi.
Mesditën e 16 marsit 2010 Paskal Nesturi kishte mbërritur në spitalin e Vlorës, pasi kishte kriza të forta në bark. Mjekët e kishin futur direkt në sallën e operacionit duke i hequr shpretkën. Duke mos i dhënë siguri për jetën, Nesturi udhëtoi drejt Greqisë dhe bluzat e bardha vërejtën se heqja e shpretkës ishte e panevojshme.
Pas kthimit nga Greqia, Nesturi iu drejtua gjykatës së Vlorës me një padi kundra spitalit rajonal Vlorë, ku kërkoi dëmshpërblim prej 70 mijë eurosh për heqjen e shpretkës dhe 30 mijë euro dëm moral.
Në raportin e ekspertëve të mjekësisë ligjore janë konstatuar "gabimet" e mjekëve të spitalit të Vlorës, të cilët kanë kryer ndërhyrjes kirurgjikale të Paskal Nesturit.
Bazuar në prova Gjykata e Vlorës vendosi të pranojë kërkesën e Paskal Nesturit dhe ta dëmshpërblejë atë në shumën e 100 mijë eurove për dëmin e shkaktuar. Nga ndërhyrja e padrejtë kirurgjikale pacientit i është shkaktuar paaftësi e përhershme për punë.