Rikonstruimin e ēatisė nė spitalin e Tetovės i cili mori jetėn e 23 vejeēares Dafina Raci nga Prishtina, nė vitin 2007 e ka bėrė kompani tani pėr tani e panjohur. Kompania e panjohur pėrveē rikonstruimit tė ēatisė nuk ka pasur lejet e duhura pėr ndėrtim, dhe me kėtė aspak nuk ėshtė bėrė pranim teknik i objektit.
ALSAT-M mëson se kompania Euro-Projekt nuk e ka bërë rikonstruimin e çatisë i cili shkaktoi tragjedinë, por ka riparuar çatinë para djegies në vitin 2007. Pohimet e ALSAT-M i vërtetojnë edhe në Komunën e Tetovës të cilët thonë se në vitin 2007 nuk është dhënë kurrfarë leje për ndërtimin e çatisë i cili shkaktoi tragjedinë .
“Komuna e Tetovës në vitin 2007 nuk ka dhënë leje ndërtimi për sanimin e çatisë në spitalin e Tetovës, në pjesën e cila shkaktoi tragjedinë”., theksojnë nga Komuna e Tetovës.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani vërtetoi origjinalitetin e dokumenteve të cilat ditë më parë i publikoi ALSAT-M, të cilat datojnë nga periudha qershor- dhjetor 2007. Sipas ministrit, dokumentet e tilla ekzistojnë edhe në ministri dhe të njëjtat ua kanë dorëzuar organeve hetuese, prej ku qartë mund të shihet se kush dhe si e ka ndërtuar çatinë firma realizuese e punimeve. Osmani thotë se nëse hetimet vërtetojnë se fajtor është faktori njeri, atëherë do të kërkohet përgjegjësi nga kuadrot e atëhershme të cilat kanë drejtuar me Ministrinë e Shëndetësisë.
“Kjo çati është ndërtuar në periudhën qërshor – nëntor të vitit 2007 kur edhe udhëheqës i ministrisë së shëndetësisë ka qenë kuadri i Partisë Demokratike Shqiptare dhe nëse hetimi tregon se shembja është si rezultat i faktorit njeri ose lëshimeve që janë bërë gjatë konstruktimet të kësaj çatie atëherë këta zotëri do të japin përgjigje se si mundet që çatia që është ndërtuar vetëm para tre viteve të shkakton pasoja fatale”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Shëndetësisë.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani, personalisht nuk deshti të deklarohet lidhur me këtë rast.
Por burime nga tabori i tij për ALSAT-M thonë se, me vendim të Qeverisë, të gjitha kompetencat për ndërtimin e çatisë i janë dhënë spitalit të Tetovës.
“Çatia në spitalin e Tetovës ka nisur të ndërtohet me fonde të Bankës Botërore . Kur ka arritur në fazën e 95 pwr qind të ndërtimit të çatisë, atëherë ajo është djegur, dhe nuk është përfunduar puna dhe për këtë nuk janë paguar 5 për qind të vlerës së përgjithshme. Pas djegies, me vendim të Qeverisë janë lëshuar para në spitalin e Tetovës, i cili prej atij momenti e deri në përfundimin e çatisë ka realizuar të gjitha procedurat. Do të thotë, ministria në asnjëfarë lloji nuk ka pasur ndikim në përzgjedhjen e kompanive”.
Në dokumentet e publikuara nga ALSAT-M shihet se kompania mbikëqyrëse ‘Ivanov Inzhinering’, nuk ka dhënë dritë jeshile që çatia e ndërtuar nga kompania tetovare Euro Projekt, të lëshohet në përdorim për shkak se kompania tetovare nuk e ka realizuar kontrollin teknik përfundimtar. Për këtë shkak, në shkresën dërguar ministrisë së Shëndetësisë në atë kohë , ‘Ivanov Inzhinering’ propozon që kompanisë ‘Euro-projekt’ t’i jepen 5 për qind më pak nga vlera e përgjithshme.
Ndërkohë edhe Kompania Euro-Projekt distancohet plotësisht nga përgjegjësia për tragjedinë e djeshme, me çatinë e spitalit të Tetovës ku humbi jetën një 23 vjeçare nga Kosova. Në një njoftim për shtyp, Euro-Projekt përgënjeshtron deklaratën e drejtorit të Spitalit të Tetovës, dhënë një ditë më parë për ALSAT-M. Euro-Projekt, thotë se ka bërë ndërtimin e çatisë, por jo edhe rinovimin pas zjarrit të rënë në spital. Euro-Projekt mori pranim teknik të punës në 31 gusht të 2007, por pas djegies së çatisë në 4 dhjetor të 2007 një tjetër firmë u angazhuar për rindërtimin. Siç citohet në këtë përgënjeshtrim, Euro-Projekt saktëson se rindërtimi i çatisë së djegur u krye nga një firmë tjetër, emri i së cilës për shkaqe të paqarta fshihet nga opinioni. Kompania Euro-Projekt sqaron gjithashtu se nuk është thirrur apo konsultuar pas djegien së çatisë nga autoritetet e Spitalit. /alsat-m/