Otavė, 24 nėntor 2010 (MIA) - Binjaket siameze Krista dhe Tatiana janė tė ngjitura nė kokė dhe ndajnė tė njėjtin tru. Megjithatė, ajo qė ka mahnitur ekspertėt e mjekėsisė ėshtė fakti se Tatiana sheh nėpėrmjet syve tė Kristinės dhe e kundėrta.
Binjaket katërvjeçare nga Kanadaja janë të ngjitura në talamus, pjesë e trurit e cila përcjell funksionet motorike deri tek korja e trurit. Në këtë mënyrë motrat munden t’ia “dëgjojnë” njëra tjetrës mendimet dhe të shikojnë me sytë e njëra tjetrës.
Këtë aftësi të pazakontë e ka zbuluar nëna Felicia Simms. “Derisa luajnë njëra kap sendet të cilat gjenden në anën e motrës tjetër. E dinë saktë se ku gjendet lodra, edhe pse nga pozita ku është nuk mund ta shohë. Po ashtu duket se ndjejnë emocionet e njëra-tjetrës”, tha nëna për gazetën “Daily Mail”.
Të dy motrat janë nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut. Ndarja e Kristes dhe Tatianas është e pamundur, pasi ato kanë vetëm një tru dhe çdo përpjekje për t’i ndarë do të ishte e kobshme.