Verbimi nga mungesa e vitaminės A ėshtė njė problem shumė i madh nė shumė shtete tė botės. Fondacioni “Rockfeller” analizoi fenomenin dhe doli nė pėrfundimin se 400 milionė njerėz nė gjithė planetin vuajnė nga mungesa e vitaminės A, kėshtu qė u lidhėn me Institutin Ndėrkombėtar tė Kėrkimeve pėr Orizin dhe nė vitin 2000 krijuan njėfarė orizi tė pasuruar me beta-karoten dhe vitaminė A.
Meqenëse orizi i artë u krijua nga fondacioni, i cili është një organizatë jofitimprurëse, fara është një burim i hapur për përdorim, pa asnjë kosto shtesë. Por kompanitë e tjera që modifikojnë bimët, si p.sh. Monsanto apo Cargill, nxjerrin shumë fitime nga shitja e farërave të modifikuara gjenetikisht, dhe kjo është gjëja më e keqe për sa u përket ushqimeve të modifikuara gjenetikisht… ata marrin diçka nga toka dhe më pas e bëjnë pronë të tyren, madje edhe e shesin shtrenjtë. Por orizi i artë është shembulli se si kjo mund të shmanget dhe se si ushqimet e modifikuara gjenetikisht mund të jenë sa më të dobishme për njerëzimin.