Ideja qė krahas grave, edhe burrat tė mund tė marrin pushim tė lindjes, shumė shpejt pritet qė tė shndėrrohet nė ligj. Baballarėt nė tė ardhmen janė nė disponim qė pėr dy muaj tė marrin rolin i cili deri mė tani me ligj ishte i rezervuar vetėm pėr nėnat.
Buxheti i Fondit për pushime sivjet ka kapur shifrën prej 2 miliardë denarë, gjegjësisht 400 milion më shumë se vitin e kaluar. Nga atje thonë se Qeveria duhet edhe më shumë të zgjidh qesen, nëse dëshiron që edhe burrave t’ua sigurojnë këtë të drejtë, e cila është normale në disa vende evropiane.
“Tani në modë është që gratë të punojnë kurse burrat janë në shtëpi kështu që mundet edhe pushim të lindjes. Kur më rijnë në shtëpi munden edhe të ruajnë fëmijë, kjo është normale”.
“Pse jo, kjo është zgjidhje nga e cila mund të fitojnë të papunësuarit dhe normalisht me këtë ti përzënë gratë të cilat janë të punësuara apo kanë probleme me punëdhënësit për shembull”.
“Pse jo, në shtetet e jashtme është kështu”.
“Kjo më pëlqen, e vetmja gjë që më pëlqen nga Qeveria. Ky propozim është super”
Këto reagime sikur e frikësuan shtetin. Ministria për punë dhe politikë sociale, nga ku edhe erdhi ideja, shpejtoi të informojë se për disa lloje të sëmundjeve këtë vit nuk ka të holla, kurse nuk dihet a do të ketë edhe në të ardhmen. Qëndrim të ngjashëm ka edhe institucioni i cili duhet ti paguajë të hollat.
“Nga viti 2006 deri më sot numri i përgjithshëm i pushimeve është rritur për dy herë e gjysmë, thonë nga Fondi i shëndetësisë. Kjo sipas tyre e bën këtë ide e cila është e pranueshme për qytetarët të jetë e pamundshme për buxhetin e Fondit”.
Dhe përderisa në Maqedoni debatohet për mundësinë që burrat për herë të parë të marrin të drejtën për pushim të paguar prej 8 javësh për të ruajtur fëmijët, deputetët e Parlamentarit Evropian nuk janë të kënaqur me 14 javët e garantuara nga ana e tyre. Para disa ditëve, ata propozuan që burrat nga BE-ja të kenë të drejtë për së paku 20 javë pushim të lindjes. /alsat-m/