Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Shkup: Faltore pėr muslimanėt nė Klinikėn Universitare

Shkup: Faltore pėr muslimanėt nė Klinikėn Universitare

  Publikuar: 28 Tetor 2010, E Ejte 12:11:51. E lexuar 293 herė
Shkup: Faltore pėr muslimanėt nė Klinikėn Universitare

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Me faljen e dy rekateve namaz, ministri i Shėndetėsisė Bujar Osmani, zyrtarisht lėshoi nė pėrdorim faltoren myslimane nė Qendrėn klinike tė Shkupit. Ministri Osmani theksoi se ky objekt fetar do t’i mundėsojė personelit mjekėsorė, pacientėve dhe familjarėve tė tyre tė kryejnė obligimet e tyre fetare. Sipas tij, ky objekt u lėshua nė pėrdorim pas kėrkesave tė shumta tė pacientėve tė pėrkatėsisė fetare islame. Faltorja e re ndodhet nė afėrsi tė Klinikės sė fėmijėve dhe ėshtė i pari i kėtij lloji nė rajon.

 

“Është kjo një kërkesë e kamotshme e pacientëve, është kërkesë e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, është një e drejtë  themelore bazike e pacientëve për të pasur mundësinë për të kryer obligimet e tyre fetare, është një praktikë e shëndetësive moderne në Evropë, është praktikë në sektorin privat në Maqedoni. Më vjen mirë që tani edhe në shëndetësinë publike po krijojmë këto parakushte për të realizuar të drejtat themelore të pacientëve” tha ministri  i Shëndetësisë Bujar Osmani.

Mjekët, pacientët dhe qytetarët shprehen se ky objekt fetar, do të ndikojë në shërimin shpirtëror të njerëzve, por do të jetë edhe nxitje për autoritetet  për përmirësimin e kushteve të tjera nëpër spitale.“Sigurisht që është një nevojë e kohës, nga arsyeja se është rritur numri i punonjësve në klinikën këtu në Shkup të cilët i përkasin fesë islame dhe lutja apo namazi është një obligim  për çdo besimtar. Ashtu që kjo vërtet ishte nevojë e kohës”tha mjeku Rexhep Memedi.

“Po është mirë të ekzistojë, për shkak të sëmurëve që gjenden këtu, dhe ka nevojë për gjithë popullatën. Kjo do të ndikojë edhe në përmirësimin e kushteve tjera, sepse çka është fetare është e respektuar nga gjithë anët” u shpreh një qytetar.

“Ne e përshëndesim hapjen e këtij objekti fetar dhe mendojmë se do t’i shërbejë pacientëve dhe familjarëve të tyre për gjendjen psikike dhe shpirtërore” tha një tjetër qytetar. Përveç objektit fetar islam, në qendrën klinike të Shkupit, prej vitesh ekziston edhe kisha të cilën e shfrytëzojnë pacientët e përkatësisë fetare të krishterë. Objektet e tilla fetare në kuadër të qendrave spitalore, tanimë janë praktikë në shumë shtete të Bashkimit Evropian, varësisht nga përkatësia fetare e pacientëve./alsat-m/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com