Jemi mėsuar me idenė se dita mė e keqe nė zyrė ėshtė e hėna, pasi prej fundjavės na duhet qė tė kryejmė me vrull shumė punė.
Por në fakt në një studim të fundit anglez bie poshtë miti dhe dita më e keqe e javës konsiderohet e marta, pasi pikërisht atëherë stresi është më i madh.
Sondazhi anglez i kryer në London School of Economics tregon se 53 përqind e të pyeturve thanë se të hënën punojnë pak. Kalohet më shumë kohë duke u treguar kolegëve se si e kaluan fundjavën dhe shpenzohen minuta te tera në rrjetet sociale.
Për pasoje ajo që nuk arrin të bëhet të hënën shtyhet për të martën duke akumuluar më shumë punë se ditët e tjera të javës. /tch/