Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Larja e duarve tė mbron nga sėmundjet vdekjeprurėse

Larja e duarve tė mbron nga sėmundjet vdekjeprurėse

  Publikuar: 18 Tetor 2010, E Hene 21:23:31. E lexuar 328 herė
Larja e duarve tė mbron nga sėmundjet vdekjeprurėse

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

“Laji duart, shpėto jetė”, ky ėshtė mesazhi qė pėrcjell 15 Tetori, Dita Botėrore e Larjes sė Duarve. Kjo ditė synon rritjen e ndėrgjegjėsimit pėr rėndėsinė e larjes sė duarve me sapun, si njė mėnyrė e efektshme dhe e lirė pėr tė parandaluar sėmundjet vdekjeprurėse dhe ngjitėse.

Dita Botërore e Larjes së Duarve u organizua për herë të parë në vitin 2008 nga Partneriteti Botëror Publik-Privat për Larjen e Duarve me Sapun. Kjo iniciativë u përkrah nga një sërë qeverish, institucionesh ndërkombëtare, organizatash të shoqërisë civile, OJF-ve, ndërmarrjeve private dhe individëve në të gjithë botën.

Specialistja për sëmundjet infektive Dr. Žirin Efe deklaroi se një larje e thjeshtë e duarve mund të na mbrojë nga sëmundjet vdekjeprurëse. Ajo shtoi se mikrobet mund të jenë në çdo objekt që ne prekim, por nëse duart lahen mire me sapun mund të parandalohen shumë probleme. 

"Nëse ne marrim masa parandaluese kundër mikrobeve nuk kemi pse të frikësohemi. Në shumicën e rasteve kur një larje e thjeshtë duarsh nënvlerësohet mund të shkaktohen sëmundje si një grip i lehtë, i cili mund të degradojë tek sëmundje më të rënda vdekjeprurëse. Qëllimi i higjienës së duarve është të mundësojë largimin e mikroorganizmave që shkaktojnë dëmtime fizike dhe infeksione. Nëse duart lahen vetëm me ujë nuk pastrohen nga mikroorganizmat. Për zhdukjen e mikroorganizmave është efektiv dhe përdorimi i sapunëve të lëngshëm. Përkundrazi duart nuk pastrohen plotësisht. Nuk zhdukim vetëm mikroorganizmat që mund të shihen por duart e pastruara jo mire bëhen shkak sëmundjesh të ndryshme. “, deklaroi Dr. Žirin Efe.

Duke nënvizuar dhe një here faktin se mikrobet mund të merren nga çdo gjë me të cilën jemi në kontakt, në shkollë, spital, vendin ku jetojmë, Dr. Efe pohoi se larja e duarve me sapunë antibakterial mundëson mbrojtjen dhe nga sëmundje si tuberkulozi, dizanteria etj.

Përdorimi i lëngjeve antibakteriale është i dobishëm në mësimin e larjes së duarve e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e njeriut./Start/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com