Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vlerėsoi sot ēdo investim, publik apo privat, qė ndihmon nė betejėn kundėr kancerit, sėmundjes sė shekullit.
Në kuadër të luftës kundër kësaj sëmundje, Kryetarja Topalli vizitoi sot një qendër spitalore private.
Ajo pa nga afër aparaturat e sofistikuara që do të kryejnë rrezatimin e çdo lloj tumori në çdo lloj thellësie, e që e bëjnë këtë spital një qendër për parandalimin dhe luftën ndaj kancerit përmes kirurgjisë, kimioterapisë dhe radioterapisë.
Topalli tha se "parandalimi i kësaj sëmundje përmes diagnostifikimit në kohë është thelbësor në këtë betejë. Beteja kundër kancerit është një betejë që duhet dhe mund ta fitojmë."
Kryetarja e Kuvendit vizitoi dhe pavijonet për sëmundjet e zemrës, transplanteve të llojeve të ndryshme, pediatrisë dhe maternitetit për përkujdesin e nënave dhe fëmijëve.