Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Pagjumėsia mund tė ēojė nė ērregullime ankthi

Pagjumėsia mund tė ēojė nė ērregullime ankthi

  Publikuar: 29 Shtator 2010, E Merkure 02:25:52. E lexuar 364 herė
Pagjumėsia mund tė ēojė nė ērregullime ankthi

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Oslo, 28 shtator 2010 (MIA) - Fjetja jo e mirė gjatė disa netėve mund tė sjellė ērregullime tė ndryshme si ankth ose depresion.

Pagjumësia kronike mund t’i paraprijë zhvillimit të ankthit dhe po ashtu, mund të nxitë depresionin. Këto të dhëna vijnë nga disa studime norvegjeze nga Universiteti Haukeland, që u publikuan në edicionin e fundit të revistës "Sleep".

Sipas studiuesve, pagjumësia kronike është ndjenjë subjektive e të pasurit probleme me rënien në gjumë ose me fjetjen e qëndrueshme gjatë shumicës së netëve për së paku një muaj.

Studiuesit kanë gjurmuar depresionin, ankthin dhe pagjumësinë në më shumë se 25 mijë të rritur norvegjez. Gjatë studimit të parë, hulumtuesit kanë përjashtuar pjesëmarrësit me ankth ose depresion dhe kanë analizuar vetëm ata që kanë pagjumësi.

Njerëzit të cilët kishin pasur pagjumësi kronike, gjatë studimit të parë ishin pjesërisht të prirë ndaj sëmundjeve të lidhura me ankthin.

Por, nga studimet u nxor edhe se, pagjumësia kronike nuk parashikon paraqitjen e depresionit. Njerëzit me pagjumësi, gjatë studimit të parë nuk kanë qenë të prirë të shfaqin shenja depresioni gjatë studimit të dytë.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se depresioni dhe pagjumësia nuk janë të lidhura. Njerëzit me pagjumësi kronike krahasuar me njerëzit pa pagjumësi, ishin më të prirë të kenë ankth ose depresion.

Lehtësimi i pagjumësisë mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimi të çrregullimeve të lidhura me ankthin, është rezultati i studimeve.

 



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com