Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Dhėmbė tė bardhė dhe aromė tė freskėt

Dhėmbė tė bardhė dhe aromė tė freskėt

  Publikuar: 27 Shtator 2010, E Hene 02:28:52. E lexuar 372 herė
Dhėmbė tė bardhė dhe aromė tė freskėt

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Londėr, 30 gusht 2010 (MIA) -

Buzëqeshja e bukur është pjesë shumë e rëndësishme e komunikimit, ndërsa për buzëqeshje të bukur duhet t’i keni dhëmbët e bukur.

Për këtë arsye, si edhe për ta ruajtur shëndetin e dhëmbëve dhe zgavrës së gojës, është e domosdoshme që të lahen dhembët dhe hapësira e gojës pas çdo ushqimi, porosisin dentistët perëndimorë.

Sigurisht që keni dëgjuar dobinë që ka organizmi ynë nga çaji i gjelbër. Krahas efekteve tjera pozitive, çaji i gjelbër i mbron edhe dhëmbët tuaj. Duke pirë çajin e gjelbër, ju u ndihmoni dhëmbëve tuaj në mbrojtjen nga kariesi, njërit nga shkaktarët kryesor të erës së keqe nga goja.

Po ashtu, dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me lëvoren e limonit. Në këtë mënyre pastrohen mbishtresat e grimcave dhe zbardhohet sipërfaqja e dhëmbëve. Duhet të keni kujdes që të mos e teproni me këtë veprim, sepse acidi i tepërt limonik mund ta dëmtojë smaltin e dhëmbëve.

Pasi t’i lani dhëmbët, ato mund t’i fërkoni edhe me gjethet e sagës, për aromë të freskët. Prej gjetheve, janë të mira edhe gjethet e freskëta të majdanozit. Rekomandohet brejtja e gjetheve të majdanozit, sepse ka ndikim pozitiv në smaltin dhëmbëve, dhe përveç kësaj largon erën e qepës dhe hudhrës.

Për fund, të gjithë keni dëgjuar për sodën e bukës. Me të mund t’i zbardhoni dhëmbët, por kujdes! mos e bëni këtë shpesh, sepse mund ta dëmtoni smaltin e dhëmbëve.

 



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com