Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Lindin nė shtėpi, pa mjekė

Lindin nė shtėpi, pa mjekė

  Publikuar: 02 Shtator 2010, E Ejte 11:39:38. E lexuar 364 herė
Lindin nė shtėpi, pa mjekė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Sipas statistikės, prej 150 lindjeve nė vitin 2009, 11 prej tyre nė vend se nė spital, kryejnė lindjen nė kushte shtėpiake, pa ndihmė mjekėsore. Kjo dukuri ėshtė mė e shpeshtė nė Komunėn Ēashkė tė Shkupit, ku prej 150 lindjeve vitin e kaluar, 11 prej tyre kanė lindur nė shtėpi

Fenomeni i lindjeve në Maqedoni vazhdon si në kohrat e hershme. Në shekullin 21, ata lindin fëmijët e tyre pa ndihmën e mjekëve. Kjo ndodhë edhe me gratë në Komunën Çashkë të Shkupit, ku sipas statistikës, prej 150 lindjeve në vitin 2009, 11 prej tyre në vend se në spital, kryejnë lindjen në kushte shtëpiake, pa ndihmë mjekësore. Shërbimi patronazh i Velesit, i cili i viziton këto gra, shpjegon se ato jetojnë në bindjet se është më mirë të lindin në shtëpi dhe se nuk ka nevojë të shkohet në spital. Informacionet nga Qendra për nënat dhe fëmijët tregojnë se në shtet përgjithësisht zvogëlohet numri i rasteve ku gratë lindin në shtëpi pa ndihmë mjekësore, gjë që deri vitin 2015 krejtësisht duhet të tejkalohet. 
“Gratë në Komunën Çashkë, para se gjithash, në fshatrat Jabollçishtë e Poshtme dhe e Epërme, ku kryesisht jetojnë popullsi shqiptare, lindin në shtëpi. Ato lindin më shumë fëmijë, e ku do të lindin, është e drejta e tyre e zgjidhjes”, thotë Radica Dimovska, udhëheqëse e Shërbimit të patronazhit në Qendrën shëndetësore në Veles.
Ajo shton se edhe në fshatra këto gra kanë në shërbimin e tyre mjekë të përgjithshëm, por për gjinekolog duhet të vijnë deri në Veles. “Velesin nuk e kanë larg, por përsëri një pjesë e vogël e tyre shkojnë dhe vizitojë gjinekologët. Mirë ajo që edhe në mjediset e tilla ndryshohen qëndrimet dhe prej vitit në vit rritet numri i atyre që rregullisht vizitojnë mjekët dhe lindin në spitale”, ka thënë Dimovska. 
Në Entin për nëna dhe fëmijë, thonë se në vit lindin afër 23 400 fëmijë. Në vitin 2006 në ambient shtëpiak kanë lindur 171 fëmijë, në vitin 2007 - 68 fëmijë. Vitin e kaluar ky numër ka qenë 64, dhe më shumë raste të tilla ka në Çashkë, nëntë në Shkup, dhe disa në Saraj, Prilep dhe në Bërvenicë.  
“Në asnjë rast nuk mund të flasim për qasjen e spitaleve, pasi që në shtet ka mjaft spitale të lindjes dhe qendra shëndetësore ku këto gra mund të pranohen. Por, gjithsesi në disa pjesë, para së gjithash në fshatra, gratë shtatzëne nuk dëshirojnë t’i shfrytëzojnë shërbimet mjekësore dhe lindin në shtëpi”, ka thënë Nadica Janeva nga Qendra për nëna dhe fëmijë. 
Ajo shton se lindja sjell shumë rreziqe për shëndetin edhe të nënës, por edhe të fëmijës, prandaj lindja duhet të kryhet në kushte me ndihmën profesionale. 
“Është e saktë se në botë është bërë trend lindja nëpër shtëpi, por kuptohet me ndihmë mjekësore. Por, ajo ndodh në shtetet, si Holanda ku gratë janë në nivel më të lartë të kulturës shëndetësore dhe ka sistem për përkrahje të kësi lloj lindjesh”, ka thënë Janeva. 
Nuk është e njëjta, shton ajo, kur në shtëpi lind gruaja që rregullisht ka shkuar në kontrollime te gjinekologu dhe tek e cila rreziqet potenciale janë zbuluar dhe gruaja shtatzëne që nuk ka qen në gjinekolog gjatë shtatzënisë saj. “Të lindin në shtëpia pa ndihmë mjekësore është rrezik i madh. Nëse ndodhin komplikime, nuk ka kushte që të intervenohet dhe gjatë këtyre lindjeve gjithmonë është e mundshme vdekja e nënës dhe e fëmijës. Dhe në spitale gjithmonë niset prej asaj që lindja të kryhet në mënyrë natyrale dhe prej në start nuk mund të parashikohet lindja me ndihmën e operacionit”, ka thënë Janevska. /kohaere/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com