Delegacioni i Ministrisė sė Mbrojtjes, i kryesuar nga ministri Fatmir Besimi qėndron pėr vizitė pune nė Beograd.
Në suaza të vizitës, Besimi do të takohet me ministrin serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac. Pas takimit tet-a-tet, ministri Besimi do të bisedojë me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës së Serbisë, gjeneral nënkolonelin, Ljubisha Dikoviq.
Qëndrimin e punës në Beograd, Besimi do ta rrumbullakojë me vizitën në NP "Jugoimport-SDPR", që është në pronë shtetërore dhe merret me tregti me armë, pajisje mbrojtëse dhe transfer të teknologjive. Kompania është formuar më 18 qershor në vitin 1949.
Në përbërje të delegacionit janë sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Petar Esmerov, udhëheqësi i Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar, Bekim Maksuti dhe koloneli Kiro Gonev nga Shtatmadhoria e Armatës së Republikës së Maqedonisë.