Akuza pėr patriotizėm mes deputetėve tė PDSH e BDI gjatė debatit rreth ndryshimeve nė ligjin pėr festat nė komisionin pėr sistem politik tė propozuar nga parti e Thaēit.
Me këtë propozim PDSH kërkon që 28 nëntori të shpallet festë kombëtare e shqiptarëve që të mund këtë ditë shqiptarët ta festojnë në mënyrë institucionale. BDI u shpreh pro propozimit duke theksuar se nevojitet qëndrim parimor për çështje të caktuara të cilat nuk do të ndryshojnë varësisht nga pozita e subjektit politik. “28 nëntorin shqiptarët e festojnë në forma të ndryshme festohet kudo nëpër shkolla organizohen manifestime të ndryshme mirëpo për fat të keq nga aspekti juridik i tanishëm këto manifestime janë të paligjshme sepse nuk ende ka ligj që do të mundësoj një shënim dinjitoz të kësaj fete kombëtar siç është 28 nëntori dita e flamurit kombëtar”, tha Bekim Fazliu, PDSH. “Problemi është te mos konsistenca juaj dhe patriotizmi me komandë por vetëm kur jeni në opozitë kur jeni ë pushtet ky patriotizëm është i kontrolluar i menaxhuar i balancuar është përherë institucional ama kur jeni në opozitë atëherë keni qejf të jeni jo institucional sepse kjo është mënyra e veprimit tuaj”, tha Ermira M. Devaja, BDI. “Juve na thatë që asokohe paskeni propozuar që 13 gushti të pranohet dhe të hyj në kategorinë e festave shtetërore dhe nuk u pranua dita e nënshkrimit të M.O. Ne jo atëherë por edhe sot e kësaj dite jemi kundër”, tha Zijadin Sela, PDSH. “ Shqiptarë kanë festuar 28 nëntorin edhe në kohërat më të këqija Por shqiptarët në Maqedoni shtrojnë pyetjen pse ju si subjekte gjithnjë kur është dashur të bëhet ky manifestim por edhe pas ndryshimeve kushtetuese mbi atë bazë mbi të cilën thirreni të amendamentit 8 të kushtetutës i keni ftuar ato qytetar që në atë datë të shënuar të mos dalin të festojnë “, tha Talat Xhaferi, BDI. Gjatë debatit deputetët maqedonas ishin vetëm spektatorë përveç deputetes Silvana Boeva e cila theksoi se qëllimi i vetëm i këtij propozimi është politizimi dhe asgjë tjetër. Ajo me vërejtje edhe ndaj fjalorit të deputetëve të PDSH se një debat i këtillë vetëm, nxit tensionet ndëretnike. “Mendoj se qëllimi kryesor është politizimi. Mendoj se për çështje të tilla senzitive nevojitet që së bashku të ulemi dhe të debatojmë para se të lëshohet si bombë në parlament një ligj i këtillë në këtë moment siç thoni ju bombë me sahat atëherë kur shumica parlamentare është nxitës i tensioneve ndëretnike në Maqedoni”, tha Silvana Boneva, VMRO-DPMNE.Ndryshimet e fundit në ligjin për festat janë bërë në shkurt të vitit 2007. Përveç 22 nëntorit ditës së alfabetit, që festohet si ditë e komunitetit shqiptare, kremtohet edhe dita e parë e Ramazan Bajramit si festë shtetërore dhe dita e Kurban Bajramit por si ditë e besimtarëve islam.