Sipas Institutit pėr Histori dhe Statistikė nė futboll, pas 11 vitesh, Aleks Ferguson ėshtė nė kreun e listės sė trajnerėve mė tė mirė tė shekullit 21-tė, me 165 pikė tė grumbulluara.
Skocezi Ferguson ka një pikë më shumë se trajneri i Arsenalit, Arsen Venger dhe 12 më shumë se portugezi tek Real Madridi, Hoze Murinjo, që gjendet në pozitën e tretë. Në mesin e 10 trajnerëve më të mirë të shekullit 21-të, Spanja dhe Italia, kanë nga dy përfaqësues Fabio Kapello e Karlo Ançelloti dhe Visente del Boske e Rafael Benitez. Ndërkohë vetëm Del Boske dhe Kapello drejtojnë kombëtaret, ndërsa trajnerët e tjerë drejtojnë skuadrat në kampionate të ndryshme evropiane.